Categories: kosovë

Guérot: Franca, mike dhe aleate e qëndrueshme e Kosovës

Franca shënon sot Festën Kombëtare, e cila njihet edhe si Dita e Bastijës. Kjo datë lidhet me nisjen e Revolucionit Francez dhe mishëron idealet e lirisë, barazisë dhe vëllazërisë.

Të lidhura

None found

Ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guérot, vlerësoi peshën historike të 14 Korrikut, duke nënvizuar lidhjen e veçantë të qytetarëve francezë me Republikën dhe demokracinë.

Sipas tij, 14 Korriku është Festa Kombëtare e Francës që nga viti 1880, pra një shekull pas Bastijës. Ai tha se krijimi i Republikës dhe demokracisë lidhet pikërisht me parimet e lirisë, barazisë dhe vëllazërisë, të cilat vazhdojnë të jenë shtyllat e identitetit të Republikës Franceze.

Guérot tregoi se kremtimet në Francë zhvillohen në tri momente kryesore. Më 13 korrik mbahet tradicionalisht balloja e zjarrfikësve, ndërsa më 14 korrik organizohet parada ushtarake; në mbrëmje, në mbarë Francën zhvillohen shfaqje me fishekzjarre.

Duke u ndalur te raportet ndërmjet Francës dhe Kosovës, ambasadori tha se Parisi e ka mbështetur Kosovën që në fillimet e saj.

Franca, sipas Guérot, është aleate dhe mike e besueshme e Kosovës, me një mbështetje të vazhdueshme dhe solidare. Ai deklaroi në RTK se Franca ka përkrahur pavarësinë e Kosovës dhe krijimin e shtetit të Kosovës.

Në kuadër të bashkëpunimit aktual, ai veçoi përkrahjen për zhvillimin ekonomik të Kosovës, përfshirë mundësinë që Franca të japë kontribut për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030 në Prishtinë.

Ambasadori kujtoi se Franca i organizoi Lojërat Olimpike në vitin 2024, të cilat, sipas tij, ishin mjaft të suksesshme. Ai tha se Franca është e gatshme të ndajë përvojën e saj dhe të ofrojë ndihmë konkrete, në mënyrë që Lojërat Mesdhetare në Prishtinë të jenë sukses, festë e madhe dhe imazh i mirë për Kosovën.

Guérot theksoi se synimi i Francës është zgjerimi i bashkëpunimit me Kosovën në sektorë të ndryshëm, me vëmendje të veçantë te kultura dhe ekonomia.

Ai tha se dëshiron rritjen e bashkëpunimit në çdo fushë, duke e krahasuar këtë dëshirë me një fëmijë në dyqanin e lodrave që dëshiron t’i ketë të gjitha.

Në aspektin kulturor, Guérot tha se Franca ndjek një politikë aktive në Kosovë. Ajo mbështet kinematografinë kosovare, bashkëprodhimet filmike dhe festivalin “Anibar”, ndërsa ambasadori shprehu kënaqësi edhe për krijimin e Institutit Francez të Kosovës.

Ai shtoi se në Kosovë ka shumë persona që mësojnë gjuhën frënge, ndërsa marrëdhëniet mes dy vendeve fuqizohen edhe nga kontaktet mes njerëzve.

Sipas tij, ekziston një lidhshmëri e madhe njerëzore mes dy vendeve, përmes një diaspore relativisht të madhe dhe lidhjeve familjare mes francezëve dhe kosovarëve.

Sa i përket ekonomisë, Guérot përmendi investimet franceze në Aeroportin e Prishtinës, si edhe praninë në Kosovë të kompanive të tjera me kapital francez.

të fundit

Këshilli i Sigurimit i OKB-së mbyll diskutimin për Kosovën; SHBA-ja kërkon përfundimin e UNMIK-ut

Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), ku u diskutua për situatën në…

12 minutes ago

Drilon Hazrollaj kërkon ringritjen te Tirana pas aventurës së vështirë në Rumani, ndërsa e ardhmja me Kosovën apo Shqipërinë mbetet e hapur

Drilon Hazrollaj ishte një nga emrat më premtues të futbollit të Kosovës. Paraqitjet e shkëlqyera me Malishevën, golat e shumtë…

22 minutes ago

Who was Ismet Habili, the man from Kavaja who was killed inside a Volvo in Tirana

Policia e Tiranës ka dhënë detajet në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në…

22 minutes ago

Investigations begin to shed light on the killing of a 46-year-old man in Tirana

Është zgjidhur misteri i ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë mbrëmje në zonën e Komunës së Parisit. 46-vjeçari Ismet Habili…

22 minutes ago

Konjufca responds to Gjuriq at the UN and raises the issue of Radoiçiq

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Glauk Konjufca, i është kundërpërgjigjur ministrit të…

23 minutes ago

Konjufca accuses Serbia of using religion for political interests

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Glauk Konjufca, i është kundërpërgjigjur ministrit të…

24 minutes ago