Pas vendimit të 16 shtatorit për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, në Kosovë dhe në vende të tjera kanë vijuar protestat dhe tubimet në shenjë mbështetjeje për ta.
None found
Mobilizimi qytetar, i nisur menjëherë pas këtij vendimi, pritet të arrijë kulmin më 1 tetor në Prishtinë, ku platforma “Liria ka Emër” ka organizuar Marshin për Liri.
Në protestat e zhvilluara deri tani kanë marrë pjesë qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të dala nga lufta. Pjesëmarrësit kanë shprehur mbështetjen për ish-drejtuesit e UÇK-së dhe kundërshtimin ndaj vendimit të fundit të Gjykatës në Hagë.
Hysni Gucati, kryetar i OVL-UÇK-së, ka deklaruar se pret që në marshin e 1 tetorit të mblidhen qytetarë nga Kosova, diaspora dhe të gjitha trevat shqiptare.
Ai ka bërë të ditur se protestat e nisura pas 16 shtatorit do të vijojnë deri në ditën e marshit, ndërsa ka kërkuar që tubimi të zhvillohet paqësisht dhe me qetësi.
Gucati u ka bërë thirrje pjesëmarrësve të tregojnë kujdes, të shmangin fyerjet dhe të mos përplasen me Policinë e Kosovës.
“Ish-krerëve të UÇK-së u është dhënë një vendim i padrejtë. Protestat kanë nisur më 16 shtator dhe do të vazhdojnë deri më 1 tetor, kur pres që njerëzit t’i bashkohen marshit. Angazhimi ynë është që protesta të jetë e qetë dhe paqësore. Duhet të jemi të kujdesshëm, të mos fyejmë policinë tonë dhe pres që në këtë protestë të bashkohen shqiptarë nga të gjitha vendet ku jetojnë”, ka thënë Gucati.
Sipas tij, protesta duhet të përcjellë një mesazh të qartë edhe për komunitetin ndërkombëtar. Ai pret që në këtë organizim të marrin pjesë shqiptarë nga vende të ndryshme.
Kreu i OVL-UÇK-së ka njoftuar se tubime të tjera pritet të organizohen në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe në disa vende të Evropës. Në mesin e tyre ka përmendur edhe protestën e paralajmëruar më 10 tetor në Bruksel, përpara selisë së NATO-s.
Gucati është shprehur optimist për rezultatin e procesit të apelit në Hagë për ish-krerët e UÇK-së. Ai beson se përmes protestave do t’u përcillet ndërkombëtarëve, siç është shprehur, e vërteta mbi luftën.
Rasti i ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, ka tërhequr vëmendjen e mediave italiane, të cilat e shohin…
Gjatë presidencës së saj të Këshillit të BE-së verën e vitit 2027, Greqia njoftoi planin për ngritjen e një qendre…
Argjentina ka kërcënuar se do të nisë procedura ligjore ndërkombëtare kundër Mbretërisë së Bashkuar nëse nuk ndalen punimet për nxjerrjen…
Forcat e armatosura të Guatemalës mohuan përfshirjen në dhunën që la të paktën shtatë të vdekur, përfshirë një vajzë të…
Një zhvillim i papritur ka dalë në pah rreth të ardhmes së një prej mbrojtësve më të rëndësishëm të Liverpoolit.…
Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se trafiku në vend po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë të thata.Nga atje thonë…