Categories: kosovë

Gucati: I kam kërkuar me shkrim që flamuri i UÇK-së të mos përdoret në protestat në Shqipëri

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Hysni Gucati, deklaroi në një konferencë për media se shqiptarë mercenarë nuk ka pasur.

Ai i bëri këto komente pasi u pyet për gjuhën e përdorur nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe Taulant Balla, për të cilët pretendohet se kanë thënë se ish-luftëtarët e UÇK-së janë mercenarë.

Të lidhura

None found

“Unë Edi Ramën s’e kam dëgjuar që ka thënë mercenar. Një listë e kam parë, do të jemi i sinqertë, nëpër portale të ndryshme që e ka bërë publike Taulant Balla nëse s’gaboj, tani ndërkohë edhe Edi Rama. Mercenarë shqiptarë s’ka pasur. Një ngatërresë është bërë, Tahir Sinanaj është nga Kukësi, Tahir Sinani është nga Tropoja, ta bëjmë dallimin. Janë dy Tahira. Se nëse e ke fjalën për Tahir Sinanin, Tahir Sinani s’ka marrë lekë, as s’ka marrë para, është dëshmor i kombit. Është luftëtar i tri luftërave. Unë kam folur me vëllain e tij, me Skënderin, e kemi sqaruar, është edhe dokumenti që ekziston. Tahir Sinanaj është i Kukësit. Tahir Sinani, veç ta bëjmë dallimin te mbiemri, aty është ngatërruar. E Taulant Ballën jo që dua ta mbroj unë, po atij i ka mbetur patatja në dorë, është diçka tjetër. Tahir Sinani s’ka qenë dëshmor i paguar me para, është dëshmor i kombit, është dëshmor i tri luftërave. Respekt, përkulje, për punën dhe veprën e tij edhe familjen e tij, kështu që ta bëjmë këtë sqarim”, tha ai.

Lidhur me përdorimin e flamurit të UÇK-së në protestat që mbahen në Shqipëri, Gucati tha se ka paraqitur kërkesë që ai të mos përdoret.

“Kam bërë kërkesë që mos të përdoret edhe me shkrim e kam, edhe këto dokumente kur të duash t’i jap, që kam bërë kërkesë. Ju lutem mos e përdorni flamurin dhe stemën e UÇK-së nëpër fushata politike sepse UÇK-ja nuk është e një partie, UÇK-ja është e gjithë kombit shqiptar”, u shpreh ai.

Në vijim, ai theksoi se, nëse do të ekzistonte ligji për vlerat e luftës, do të kishte ngritur padi për përdorimin e tyre nga partitë politike.

“Po të kishte ligj për vlerat e luftës, se ne pikën tetë e kemi ligjin, e kemi stemën e flamurin në ligj, që kemi bërë kërkesë në Qeveri, e din edhe Albini edhe anëtarët në qeveri. Tetë herë ka dalë ligji, tetë herë na kanë refuzuar. Për shkak të pikës së nëntë me heq, ne s’kemi pranuar me heq. Po sikur të kishte ligj për vlerat e luftës, edhe partive politike ju kisha bërë padi nëpër gjykata që s’kanë të drejtë me përdor”, tha ai.

I pyetur pse nuk mori pjesë në protestën për ish-luftëtarin Bekim Metaj, ndryshe nga prania e tij në Skënderaj për Sami Lushtakun, Gucati tha se atë kohë nuk ndodhej në Kosovë.

“Kam qenë në Shqipëri, isha. Se unë jam me kontrollë, kam një infeksion që s’dihet nga po më vjen ende. Edhe kam thirrë në telefon Besim Isufin, mundeni ta pyesni, mbi gjashtë herë prej territorit Shqipërisë, kam qenë në vizitë atë ditën e shtunë. Isha në vizitë te Bekimi. Bekimin e njoh personalisht, është jo tash, po e njoh më herët. Po më vjen keq si ka ndodhur rasti, si rast më vjen shumë keq. Po shteti është mirë me u marrë shumë me këtë rast, me sqaruar deri në fund çka ka ndodhur dhe pse ka ardhur deri te ai moment i Bekimit dhe i të tjerëve qytetarëve”, tha ai.

të fundit

Bulevardi si “arenë lufte”/ Protestuesit godasin me gurë, policia u përgjigjet me ujë me presion dhe gaz lotsjellës, mes të lënduarve edhe fëmijë

Ditën e sotme, situata para Kryeministrisë vijon të jetë e tensionuar, ku përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë janë…

2 minutes ago

Elbasani ndryshon ritëm me Glen Dajën, përballja me Egnatian vlen më shumë se 3 pikë

Glen DajaElbasani i drejtuar nga Glen Daja ka marrë trajtën e plotë të një ekip “vrastarë” në kundërsulm, i shpejtë,…

18 minutes ago

Real Madridi synon të kundërshtojë përjashtimin e Bellinghamit, pretendon se pamjet e VAR-it nuk ishin të plota

Real Madridi po përgatit një ankesë zyrtare ndaj kartonit të dytë të verdhë të Jude Bellinghamit, të cilin mesfushori anglez…

24 minutes ago

Shpaloset banderola në shkallët e Kryeministrisë/ Hidhen fishëkzjarrë dhe molotov drejt godinës

Ditën e sotme, ka pasur tensione në protestë. Protestuesit hedhin molotovë dhe kapsolla para Kryeministrisë! Policia përdor spraj me piper…

26 minutes ago

National protest against the government: Citizens march toward the Prime Minister’s Office

Ditën e sotme, qytetarët janë mbledhur edhe në një protestë kombëtare kundër qeverisë, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama.…

27 minutes ago

Hit by a water cannon during protest, wife calls for justice: Briken is fighting for his life at the Trauma Hospital

Përmes një mesazhi prekës, Marjonela Krosi, bashkëshortja e 34-vjeçarit Briken Tuci, i cili u godit dje me ujë nga autoboti…

27 minutes ago