Categories: kosovë

Gruda: Pjesëmarrja e përfaqësuesve të SHBA-së dhe BE-së shënon një etapë të re në Kuvend

Deputetët e PDK-së dhe të Aleancës u rikthyen sot në sallën plenare të Kuvendit, ku kërkuan vijimin e seancës konstituive. Në këtë seancë morën pjesë edhe përfaqësues të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Zyrës së Bashkimit Evropian, ndryshe nga herët e mëparshme.

Të lidhura

None found

Sipas deputetit të PDK-së, Përparim Gruda, prania e përfaqësuesve ndërkombëtarë përbën një zhvillim të ri për Kuvendin e Kosovës dhe përcjell një mesazh të qartë politik.

“Kuvendi i Kosovës përjetoi sot një moment të ri. Në seancë ishin të pranishëm përfaqësues të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Evropian. Kjo nuk është vetëm një çështje protokollare, pasi në rrethanat aktuale prania e tyre merr një rëndësi të veçantë politike dhe tregon qartë se partnerët tanë ndërkombëtarë kundërshtojnë çdo përmbysje të rendit kushtetues”, shkroi Gruda.

Ai theksoi se puna e Kuvendit, zbatimi i Kushtetutës dhe respektimi i institucioneve shtetërore nuk mund të kushtëzohen nga vullneti politik i një partie ose i një individi.

të fundit

Walker dhe DioGuardi mbështesin kandidaturën e Bislimit për President, analistët i kërkojnë Kurtit dhe Abdixhikut të shqyrtojnë skenarin

Albin Kurti dhe Lumir Abdixhiku kanë bërë të ditur se në takimin mes tyre kanë diskutuar për “emra konkretë” për…

2 minutes ago

Linda Rama flet për “Fortune Greece”: Mundësia e re e zhvillimit për Ballkanin Perëndimor

Linda Rama, në një intervistë për “Fortune Greece”, ka analizuar sfidat dhe mundësitë e Ballkanit Perëndimor, duke theksuar se rajoni…

11 minutes ago

PVD, PDSH dhe PD në Luginën e Preshevës mbështesin Faton Bislimin për president të Kosovës

Partitë politike të Luginës së Preshevës Partia për Veprim Demokratik (PVD) Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) Partia Demokratike (PD) dolën me…

23 minutes ago

Mickoski: Po negociojmë me 5-6 investitorë për qendrat e të dhënave

“Po negociojmë, dhe po ju them publikisht se jemi në bisedime me të paktën 5 ose 6 investitorë të mundshëm.…

23 minutes ago

Haxhiu zyrtarizon dekretimin e gjeneralëve të rinj të FSK-së

U.d. Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka zhvilluar ceremoninë e dekretimit të gjeneralëve të rinj të FSK-së. Në ceremoni morën…

23 minutes ago

QMK: 11 zjarre të regjistruara deri në orën 13:00, shtatë vijojnë të jenë aktive

Deri në orën 13:00 sot, në vend janë regjistruar gjithsej 11 zjarre në hapësirë të hapur, prej të cilave shtatë…

24 minutes ago