Categories: kosovë

Gruda: Shkeljet në Kuvend do të shqyrtohen pas 16 shtatorit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda, e ka cilësuar situatën e krijuar në Kuvend si të papajtueshme me Kushtetutën. Ai deklaroi se këto çështje do të adresohen pas 16 shtatorit, përmes veprimeve politike dhe mekanizmave institucionalë.

Të lidhura

None found

Gjatë seancës, PDK-ja propozoi Vlora Çitakun për postin e nënkryetares së Kuvendit. Gruda tha se partia e tij ka marrë pjesë në procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës, pavarësisht kundërshtimeve për zhvillimet e muajve të fundit.

“Në emër të PDK-së, për nënkryetare të Kuvendit propozojmë Vlora Çitakun. Ne kemi ardhur për ta konstituar Kuvendin e Kosovës, por nuk mund të heshtim për atë që ka ndodhur që nga 6 shkurti, pasi kjo situatë është krejtësisht jokushtetuese. Kosova ndodhet përpara një vendimi historik në Hagë, më 16 shtator, për Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe të tjerët. Për shkak të rëndësisë së kësaj date, nuk kemi dashur që konfliktet politike apo dilemat kushtetuese të mbivendosen me të dhe për këtë arsye jemi paraqitur sot këtu. Megjithatë, ajo që ka ndodhur gjatë këtyre muajve nuk mund të lihet pas dore. Të gjitha shkeljet e Kushtetutës dhe të rregullores do t’i trajtojmë politikisht dhe përmes rrugëve të tjera institucionale pas 16 shtatorit. Nuk besoj se duhet ta pranojmë si normalitet rikthimin në sallë të pushtetit të partisë që ka fituar zgjedhjet, pa dhënë llogari për shkeljet kushtetuese”, u shpreh Gruda.

të fundit

Kurti asks Germany to support Kosovo’s EU candidacy

Kryeministri Albin Kurti, gjatë një takimi sot me Anton Hofreiter, kryetar i Komisionit për Çështjet e BE-së në Bundestag, ka…

11 seconds ago

Tabaku për kontrollet e SPAK-ut ndaj personave të lidhur me KAYO-n dhe Ron Yeffet-in: Hetimi të shkojë deri në fund

Deputetja e PD Jorida Tabaku, ka reaguar nw lidhje me kontrollet qw Prokuroria e Posaçme ka zhvilluar në banesat dhe…

24 seconds ago

ASH calls for an end to the wait and bold decisions for citizens

Aleanca për Shqiptarët në një kumtesë për media thonë se vizita e sotme e Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von…

2 minutes ago

Reagime të para nga Portugalia pas largimit të Ronaldos, flasin Nuno Mendes dhe Gonçalo Ramos

Nuno Mendes dhe Gonçalo Ramos janë bërë lojtarët e parë të Portugalisë që kanë komentuar publikisht largimin e Cristiano Ronaldos…

4 minutes ago

Koalicioni Shqiptar bashkon tetë parti të Luginës për zgjedhjet e 25 tetorit

Marrëveshja për krijimin e listës së përbashkët “Koalicioni Shqiptar”, e arritur mes tetë subjekteve politike shqiptare nga Presheva, Bujanoci dhe…

6 minutes ago

Barcelona këmbëngul për talentin e Bournemouthit, Flick e sheh si përforcim të domosdoshëm

Junior Kroupi vazhdon të jetë në listën e dëshirave të Barcelonës. Sulmuesi 20-vjeçar i Bournemouthit po i afrohet rikthimit në…

16 minutes ago