Categories: kosovë

Grajqevci: Varrezat masive u fshehën nga Serbia përmes një plani të organizuar

Ahmet Grajqevci, kryetar i Këshillit Koordinues të Shoqatave të Familjarëve të Personave të Zhdukur në Kosovë, ka thënë se dyshimet për ekzistencën e varrezave masive në veri të Kosovës dhe në Serbi datojnë që nga përfundimi i luftës. Sipas tij, zhvillimet e fundit në Zubin Potok e kanë forcuar bindjen se në atë zonë mund të ketë edhe lokacione të tjera ku janë fshehur trupat e personave të zhdukur gjatë luftës.

Të lidhura

None found

Grajqevci deklaroi se zhvendosja dhe fshehja e trupave është realizuar në kuadër të një plani të organizuar shtetëror.

Në një deklaratë për eo, ai tha se familjarët kishin dyshuar që në fillim për praninë e dy deri në katër varrezave masive në veri. Megjithatë, në vitet e para pas luftës, hetimi i këtyre dyshimeve nuk ishte i mundur për shkak të mungesës së mjeteve dhe kompetencave.

“Që prej fillimit kemi pasur dyshime se në veri mund të ndodheshin dy, tri apo deri në katër lokacione me varreza masive. Këtë e themi sepse kemi shkuar disa herë atje me Jashar Jupën, ish-komandantin e ndjerë të Policisë për Krime Lufte, si dhe me UNMIK-un. Por ato vende i kemi parë vetëm nga sipërfaqja. Nuk kishim pajisje për të kryer kërkime të mëtejshme, ndërsa kompetencat e UNMIK-ut dhe të policisë sonë në atë kohë ishin shumë të kufizuara. Nuk kishim asnjë lloj teknike apo aparati që do të na ndihmonte të zbulonim diçka”, tha ai.

Ai iu referua gjithashtu një materiali të Korpusit të Uzhicës, të kapur në pjesën e Podujevës, si dhe dëshmive për pastrimin e terrenit, duke ngritur dyshimin se një tjetër varrezë masive mund të gjendet pranë Rashkës.

“Këtë çështje duhet ta lidh edhe me Korpusin e Uzhicës. Në një material të kapur në pjesën e Podujevës, dëshmitari shpjegon se pas aksioneve të kryera, përfshirë vrasjet, plaçkitjet, djegiet dhe dëbimet, çdo togë kishte për detyrë atë që në serbisht quhet ‘asanacija terena’, pra pastrimin e terrenit. Kjo nënkuptonte grumbullimin e trupave, varrosjen e tyre ose transportimin me kamion drejt një lokacioni tjetër, ku më pas varroseshin dhe regjistroheshin me numra e të dhëna të plota. Në evidencë përfshiheshin edhe fshatrat, numri i personave të marrë prej tyre, djegiet e shtëpive, dëmet materiale dhe kafshët, si lopët e viçat, sepse të gjitha këto duhej të regjistroheshin si pjesë e pastrimit të terrenit. Dëshmitari tregon se, pasi trupat u ngarkuan në kamion në Kërshi i Dudës, komandanti i korpusit dha drejtimin ‘pravac Brevenik’. Nuk e di se ku ndodhet Breveniku, por kur e kërkova në hartë, më doli se gjendet në periferi të Rashkës. Për këtë arsye, edhe në atë zonë dyshohet për praninë e një varreze masive”, tha ai.

të fundit

Teuta ndahet nga kapiteni Blerim Kotobelli në kulmin e merkatos

Blerim Kotobelli Blerim Kotobelli ka zyrtarizuar largimin e tij nga Teuta [...]Read More...

11 minutes ago

Pas ndërprerjes së seancës në Kuvend, Aleanca njofton konferencë të jashtëzakonshme

Pas ndërprerjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Aleanca ka thirrur konferencë të jashtëzakonshme për media. Në këtë konferencë…

16 minutes ago

Reforma Territoriale, PD udhëzon degët të krijojnë front të përbashkët kundër draftit të mazhorancës

Partia Demokratike u ka përcjellë strukturave të saj në të gjithë vendin një udhëzim për organizimin e një reagimi qytetar…

17 minutes ago

Greece, Concern Grows Over Spread of West Nile Virus: 6 Dead and 65 Infected

Virusi i Nilit Perëndimor po përhapet me ritme shqetësuese në Greqi, duke ngritur alarmin te autoritetet shëndetësore. [...] Read More...…

19 minutes ago

Mallakastër/ Fire spirals out of control in the Drenija forest massif! After Ngrëçan, aerial intervention expected (VIDEO)

Një situatë kritike me zjarret po regjistrohet në masivin pyjor të Drenijës, ku vatrat e flakëve kanë dalë jashtë kontrollit…

19 minutes ago

Albania with friends and family,” Richard Grenell chooses Vlora for his summer vacation

I dërguari i Posaçëm i Donald Trump për Misione Speciale, Richard Grenell, ka zgjedhur bregdetin shqiptar për të kaluar disa…

20 minutes ago