Categories: kosovë

Koci ngre dyshime për krime lufte pas zbulimit të varrezave masive në Zubin Potok

Pas arrestimeve dhe zbulimit të varrezave masive në Zubin Potok, avokati Arianit Koci ka reaguar duke vënë në pikëpyetje fatin e personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Të lidhura

None found

Në një reagim të publikuar në Facebook, Koci tha se po shfaqen prova që mund të lidhen me krime të rënda të kryera gjatë periudhës së luftës.

Sipas tij, pas shtrirjes së autoritetit shtetëror në veri të Kosovës, në Zubin Potok janë gjetur dy varreza masive, ku janë zbuluar mbetjet e 11 personave. Ai bëri të ditur se po hetohet edhe një lokacion i tretë.

Koci theksoi se ekziston dyshimi që këto mbetje mund t’u përkasin 23 intelektualëve të rrëmbyer në Mitrovicë më 19 prill 1999.

Avokati ia atribuoi një meritë Albin Kurtit, duke thënë se ai nuk u tërhoq përballë presionit.

Në përfundim, Koci ngriti pyetjen nëse insistimi i Serbisë për veriun mund të ketë lidhje edhe me përpjekjet për fshehjen e krimeve të luftës.

të fundit

BIRN: Mangësi në zbatimin e projektit ‘Smart City’! Komisioneri ngre shqetësime për kamerat ‘inteligjente’ në shkolla

Një projektraport monitorimi i sistemit ‘Smart City’ nga Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale evidenton mangësi në kontratën dhe…

5 minutes ago

De Bruyne në prag të një rikthimi në Premier League, katër skuadra angleze pas tij

Kevin De Bruyne mund të rikthehet në Ligën Premier vetëm një vit pasi u largua nga Manchester City, pasi interesimi…

9 minutes ago

Komisioni për rastin e Arlinda Zekajt nis nesër dëgjimin e dëshmitarëve, ftohet edhe kryetari i Pejës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe anëtari i Komisionit Hetimor Parlamentar për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt ka bërë të…

13 minutes ago

Vritet me 10 plumba gazetari në Kosta Rikë, kishte denoncuar lidhjet mes politikanëve dhe karteleve të drogës

Një gazetar 50-vjeçar është vrarë me armë zjarri në Kosta Rika, pasi prej kohësh publikonte denoncime për lidhjet e dyshuara…

14 minutes ago

Ndërhyrje policore në Sozcu TV, arrestime dhe administrator i caktuar nga qeveria turke

Policia turke ka bastisur në orët e para të mëngjesit selinë e televizionit opozitar Sozcu TV dhe grupit mediatik që…

15 minutes ago

Kupa e Shqipërisë nis sot me dy përballje, Skënderbeu dhe Laçi synojnë kualifikimin

Kupa e ShqipërisëSot do të luhen dy ndeshjet e para të turit të 1/16-tave të Kupës së Shqipërië [...]Read More...

15 minutes ago