Gorani: Përfundoi një farsë 12-vjeçare, partia që kundërshtoi më shumë çështjen e Manastirit sot e zbatoi

“Përfundoi një farsë 12-vjeçare, partia që kundërshtoi më së ashpri çështjen e Manastirit sot e zbatoi”, ka thënë gazetari Dukagjin Gorani, gjatë emisionit “Pressing” të T7, të mërkurën.

Gorani komentoi pajtimin e Qeverisë së Kosovës me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për 24 hektarët e Manastirit të Deçanit.

Kundërshtimin ndër vite të Lëvizjes Vetëvendosje ndaj këtij vendimi Gorani e ka cilësuar si farsë.

Ai ka thënë se Qeveria e Albin Kurtit tregoi se për ta nuk ka rëndësi kauza politike a orientimi ideologjik sa ka rëndës arsyetimi.

Sipas tij, arsyetimi i sotëm ishte anëtarësimi potencial në Këshillin e Evropës.

”Qeveria sot na tregoi që për këtë nuk ka rëndësi kauza politike, as orientimi ideologjik, për të është i rëndësishëm vetëm arsyetimi. Këtë herë arsyetimi është Këshilli i Evropës, nesër për Zajendnicë mund të jetë diçka tjetër”, ka thënë Gorani. /Gazeta Express


Shtuar 13.03.2024 21:46