Gjyqtari i procedurës paraprake hedh poshtë kërkesën e prokurorit për ngritje të aktakuzës për falsifikim dokumentesh dhe shpëlarje parash

Gjyqtari i procedurës paraprake hedh poshtë kërkesën e prokurorit për ngritje të aktakuzës për falsifikim dokumentesh dhe shpëlarje parash

Gjyqtari i procedurës paraprake, Vesel Ismaili nuk e ka pranuar pretendimin e Prokurorit të Prokurorisë Speciale për akuzën e “falsifikim dokumentesh dhe shpëlarje parash” ndaj E.M, K.A, E.LL, K.LL dhe I.L, si dhe subjekteve juridike: “M…”, “AHK” dhe “QKK”.

Në qendër të akuzës së Prokurorisë Speciale janë dy biznesmenët e njohur, Ekrem Lluka dhe Klodian Allajbeu.

Sipas informacioneve nga Gjykata Themelore, përkatësisht gjyqtari i procedurës paraprake Vesel Ismaili, nuk është bindur nga prokurori i lëndës se ka fakte të mjaftueshme për pretendimet e tij, rrjedhimisht nuk e ka pranuar kërkesën.

Radio Evropa e Lirë i kishte kërkuar Prokurorisë dhe Gjykatës Themelore më shumë hollësi për aktakuzën, si dhe qasje në të, por nuk kishte marrë përgjigje.

Mediat lokale në Kosovë, përfshirë mediumin e specializuar për fushën e sundimit të ligjit në Kosovë, Betimi për Drejtësi – që ka thënë se ka siguruar aktakuzën – kanë raportuar se aktakuza është ngritur kundër Ekrem Llukës, në cilësinë e pronarit të Qendrës Kardiake të Kosovës, ndaj Korab Llukës, Klodian Allajbeut, si pronar i Spitalit Amerikan në Kosovë, ndaj Igli Larashit, dhe pronares së Medbrad KS, Edlira Malaj.

Nëse prokurori nuk ofron prova bindëse, kjo lëndë bie poshtë; ashtu siç në fakt kanë dëshmuar edhe ekipet mbrojtëse të të akuzuarve; të cilët kanë thënë se “në mungesë të fakteve, shpresojnë që qysh në start akuza do të bie poshtë”.

Grupi Dukagjini ka deklaruar pafajësi të plotë për njërën prej kompanive të veta, si referencë për Qendrën Kardiake të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Grupi Dukagjini ka thënë se aktakuzën nuk e ka pranuar ende.

“Aty [në gjykatë] do të dëshmojmë jo vetëm pafajësinë e kompanisë tonë bijë dhe drejtuesve të vet, por edhe persekutimin personal dhe të kundërligjshëm të cilit i janë nënshtruar gjatë tre viteve të hetimit të kësaj çështjeje”.

Edhe Spitali Amerikan në Kosovë ka thënë se nuk e ka pranuar zyrtarisht aktakuzën dhe e ka kritikuar Prokurorinë, për bërjen e njoftimit publik për aktakuzën “para përmbushjes së detyrimit të saj për t’ia dorëzuar aktakuzën Spitalit Amerikan apo avokatit të tij”.

“Akuzat e bëra nga Prokuroria dhe që janë bërë publike janë absurde. Spitali Amerikan rezervon të drejtën që të mbajë përgjegjëse autoritetet shtetërore të Kosovës dhe zyrtarët e saj për dëmtimin e reputacionit të tij”, është thënë në reagimin e spitalit përmes një postimi në Facebook.

Për këtë lëndë ishte hedhur shume pluhur – jo për argumentet e prokurorit, por për gabimet në procedurë dhe mbi të gjjtha për një përpjekje për politizim të lëndës.


Shtuar 27.01.2025 23:28