kosovë

Gjykata Kushtetuese rrëzoi dekretin për shpërndarjen e Parlamentit, reagon Osmani: Nuk bëra asnjë shkelje kushtetuese kur shpërndava Kuvendin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, e cila rrëzoi dekretin për shpërndarjen e Parlamentit. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Osmani shprehet se nuk ka bërë asnjë shkelje kushtetuese kur shpërndau Kuvendin.

Ajo tha se gjykata në asnjë paragraf të aktgjykimit të saj, nuk ka konstatuar shkelje të Kushtetutës nga ana e saj. Sipas saj, ka konfirmuar se nuk është dekreti ai që e çon vendin në zgjedhje të reja, por është dështimi i Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit të ri ai që i shkakton këtë proces të zgjedhjeve.

Në reagim thuhet se Osmani e mirëpret afatin 34-ditor të dhënë deputetëve të Kuvendit të Kosovës nga ana e gjykatës dhe u bën atyre thirrje që urgjentisht ta kryejnë këtë detyrim kushtetues. Presidenca thotë se është pikërisht dekreti i presidentes Osmani, ai që e ka hapur rrugën për këtë sqarim të rëndësishëm nga ana e gjykatës si autoritet i vetëm dhe përfundimtar për të interpretuar Kushtetutën.

Reagimi i Presidencës

Presidentja e Republikës së Kosovës e mirëpret aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në rastet nr. KO 72/26 dhe KO 74/26, i cili i konfirmon argumentet juridike të dorëzuara nga Presidenca në Gjykatën Kushtetuese rreth këtij rasti, si dhe konfirmon se Presidentja Osmani nuk ka bërë asnjë shkelje kushtetuese. Në përputhje me komentet e dërguara nga Presidenca, edhe vetë Gjykata Kushtetuese e konfirmon në paragrafët 153, 155 dhe 190 se afati 60-ditor duhet të konsumohet para afatit 30-ditor të paraparë në nenin 86.2 të Kushtetutës, dhe se ky afat 30-ditor para përfundimit të mandatit të Presidentit aktual është përfundimtar dhe detyrues, si dhe nuk mund të relativizohet.

Gjykata, në asnjë paragraf të aktgjykimit të saj, nuk ka konstatuar shkelje të Kushtetutës nga ana e Presidentes. Përkundrazi, ka konfirmuar se nuk është dekreti ai që e çon vendin në zgjedhje të reja, por është dështimi i Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit të ri ai që i shkakton këtë proces të zgjedhjeve. Presidenca ka shprehur të njëjtin qëndrim në komentet e dërguara në Gjykatën Kushtetuese, duke potencuar se dekreti është thjesht formalizim i një situate ekzistuese dhe se nuk është dekreti, por është vetë dështimi i Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit që e çon vendin në zgjedhje.

Rrjedhimisht, duke qenë se rrethana e moskonstituimit të Kuvendit me kohë nuk ka qenë e paraparë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, Gjykata ka interpretuar një rrethanë përjashtuese që vlen për këtë rast specifik, duke sqaruar se “në të gjitha rastet e zgjedhjes së Presidentit në të ardhmen, përkatësisht procedura për zgjedhjen e Presidentit të ri, e cila nuk mund të zgjasë më shumë se 60 ditë, duhet të fillojë përpara dhe të përfundojë jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit të Presidentit aktual.” (paragrafi 191 i Aktgjykimit)

Presidentja e mirëpret afatin 34-ditor të dhënë deputetëve të Kuvendit të Kosovës nga ana e gjykatës dhe u bën atyre thirrje që urgjentisht ta kryejnë këtë detyrim kushtetues.
Dhënia e këtij afati shtesë nga ana e gjykatës kushtetuese asesi nuk ka qenë në kompetencën e Presidentes së Republikës. Por është pikërisht dekreti i Presidentes që e ka hapur rrugën për këtë sqarim të rëndësishëm nga ana e gjykatës si autoritet i vetëm dhe përfundimtar për të interpretuar Kushtetutën.

Deklaratat politike për kinse shkelje kushtetuese tregojnë edhe keqlexim të aktgjykimit, por edhe politizim të skajshëm të një situate tashmë të qartësuar nga Gjykata Kushtetuese: që dështimi për zgjedhjen e Presidentit të vendit është i deputetëve dhe si pasojë e mungesës së vullnetit politik për të arritur konsensus rreth zgjedhjes së Presidentit. Në vend të deklarimeve të tilla të paqëndrueshme, ftojmë Kuvendin e Kosovës që qysh nesër ta caktojë datën e seancës së re për zgjedhjen e Presidentit të ri dhe ta kryejnë detyrimin për të cilin janë zgjedhur, duke i dhënë vendit stabilitet dhe siguri.

Tags: kosoveosmani

të fundit

Radulloviq akuzon Listën Serbe për presion: Mund të më eliminoni, por nuk do të më trembni

Deputeti i partisë serbe “Sloboda, Pravda, Opstanak”, Lazar Radulloviq, ka akuzuar Listën Serbe për përpjekje për ta penguar kandidaturën e…

6 minutes ago

Denoncim penal për punonjësin e MPB-së: Prodhoi dy dëshmi të rreme për dhurim gjaku për të përfituar ditë pushimi me pagesë

Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminalistike dhe Standarde Profesionale në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) ka…

6 minutes ago

Martinez sqaron kritikat ndaj drejtuesve të Man Unitedit: Fola nga zemërimi dhe zhgënjimi

Lisandro Martinez ka shpjeguar arsyen pse kritikoi drejtorin sportiv të Manchester Unitedit, Jason Wilcox, pas humbjes 2-0 ndaj Atletico Madridit…

6 minutes ago

Rrahmani akuzon Qeverinë Kurti për trajtim të pabarabartë të komunave serbe

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Eman Rrahmani në mbledhjen e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe…

6 minutes ago

Betimi i Ivica Ceniq në Kuvend, Haxhiu i kërkon të shqiptojë fjalën “betohem

Ka nisur seanca e Kuvendit të Kosovës, ku pritet të trajtohen një sërë çështjesh. Në rend të ditës, përveç të…

7 minutes ago

Shiroka-Pula mbledh udhëheqjen e lartë, çfarë u trajtua në seancën e parë koordinuese?

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka mbajtur sot takimin e parë koordinues me krerët e institucioneve të vendit,…

7 minutes ago