kosovë

Gjykata Kushtetuese e Kosovës: Kryetari i Kuvendit zgjidhet me votim të hapur brenda 30 ditëve

Gjykata Kushtetuese në Prishtinë ka dhënë vendimin e saj lidhur me mënyrën e zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit të Kosovës. Sipas këtij vendimi, Kuvendi duhet të konstituohet brenda një afati 30-ditor, ndërsa zgjedhja e kryetarit duhet të bëhet përmes votimit të hapur.

Gjykata gjithashtu ka sqaruar se një kandidat për postin e Kryetarit të Kuvendit mund të paraqitet për votim maksimumi tre herë. Kjo përcakton qartë rrugën që duhet ndjekur në procesin e konstituimit të këtij institucioni të rëndësishëm në jetën politike të vendit.

Të lidhura

None found

Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës duhet të bëhet nëpërmjet votimit të hapur dhe ky institucion duhet të Konstituohet brenda 30 ditësh. Ky ishte Vendimi i dhënë këtë të premte nga Gjykata Kushtetuese në Prishtinë ku shprehet qartë se një Kandidat për tu bërë Kryetar I Kuvendit mund të votohet deri në tri here.

Në vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Institucionit më të lartë të vendit theksohet se Kyresuesi I Seancave Parlamentare nga Lëvizja Vetëvendosje Avni Dehari ka shkelur kushtetutën me seancat e mbajtura nga data 27 qershor deri më 26 korrik. Gjykata Kushtetuese I shpalli këto seanca konstituive të pavlefshme.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka urdhëruar kryesuesin e seancës konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës të vazhdojë me pikën 3 të rendit të ditës së seancës konstituive, të miratuar më 8 prill 2025, dhe të “ftojë përfaqësuesin e grupit më të madh parlamentar për të propozuar kandidatin/en për kryetar/e të Kuvendit të Republikës së Kosovës, i/e cili/cila zgjedhet përmes votimit të hapur, votimi i cili mund të realizohet vetëm deri në tre herë për kandidatin/en e njëjtë”.

Lëvizja vetëvendosje e Albin Kurtit e cila u shpall force e parë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit duhet të paraqesë Kandidatin e tyre për tu votuar në Kuvend. Kjo force politike kishte propozuar deri më tani vetëm Albulena Haxhiun, e cila dështoi të bëhej kryetare e Kuvendit pas dhjetëra seanca votimesh.

Tashmë vendimi i Gjykatës Kushtetuese parashikon qartë se nëse një kandidat dështon të zgjidhet në tre seanca votimi, forca politike duhet të ndryshojë kandidatin e propozuar për kryetar të Kuvendit. Po ashtu Gjykata Kushtetuese në vendimin e publikuar këtë të premte thotë se gjatë procedures së zgjedhjes së Kryetarit apo kryetares si dhe nënkryetarit apo nënkryetares së Kuvendit, të pranishëm në votim duhet të jenë të gjithë deputetet.

Megjithatë për Vetëvendosjen e Albin Kurtit, është gjykata kushtetuese ajo që është në shkelje dhe jo partia e tij që gjithë këto muaj ka mbajtur të bllokuar Kuvendin. Në një reagim Vetëvendosje thotë se njoftimi I Gjykatës kushtetuese përbën një devijim të rrezikshëm nga roli I saj, pasi nuk ka qartësuar asgjë veccse që Gjykata ka tejkaluar kompetencat kushtetuese.

Për partinë e Kurtit Kushtetuesja ka zgjedhur arbitrarisht të shpikë rregulla dhe po ndërhyn në kompetencat e Kuvendit, duke cenuar rendin kushtetues. Madje Vetëvendosje pretendon se vendimi u dha I motivuar nga vendime partiake dhe se gjykata ka zgjedhur të mbajë anë duke shkelur parimet demokratike dhe duke sfiduar vullnetin popullor.

Vendimi I Kushtetueses cilësohet një fitore për Opozitën e Kosovës, e cila njëzëri tha se u shënua një fitore për shtetin e së drejtës dhe demokracinë.

të fundit

Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme, 22 Maj 2026

Këtë të premte vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe…

3 minutes ago

Horoskopi 22 Maj 2026, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Dëgjojini këshillat e Saturnit sot ju qe jeni ne një lidhje. Te jesh me statusin tuaj është fat, prandaj…

8 hours ago

Drejtori i AKU Shkodër u dhunua me sende të forta, policia: Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit

Policia ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër në lagjen “Fahri Ramadani”, ku u…

8 hours ago

“Është biznes i frikshëm”, Lala dhe Dervishi flasin për takimet speciale me eskorta dhe futjen e celularëve në burgje

Gazetarët Klodiana Lala dhe Ferdinand Dervishi dhanë detaje në emisionin “Të paekspozuarit” në MCN TV për gjendjen në burgje, ku…

8 hours ago

PS-PD bashkojnë votat për ndryshimet në rregulloren e Kuvendit/ Reagon prezenca e OSBE: Hap pozitiv për dialogun politik

Prezenca e OSBE-së mirëpret miratimin me konsensus nga parlamenti të ndryshimeve në Rregulloren e Kuvendit. Kjo shënon një hap pozitiv…

9 hours ago

Dhunohet me sende të forta dhe qytë pistolete në kokë drejtori i AKU-së, detaje nga sulmi në Shkodër

Drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) në Shkodër, Ramir Haderi, është dhunuar nga disa persona ende të paidentifikuar mbrëmjen…

9 hours ago