Categories: kosovë

Gërvalla: Strategjia 2027–2031 duhet të përfshijë masa të guximshme kundër dhunës

Ministria e Drejtësisë ka zhvilluar mbledhjen e parë të Grupit Punues, të ngarkuar me hartimin e Strategjisë Kombëtare për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna me Bazë Gjinore për periudhën 2027–2031.

Të lidhura

None found

Seanca u drejtua nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, e cila mban edhe postin e Koordinatores Kombëtare për Mbrojtje nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna me Bazë Gjinore.

Gërvalla nënvizoi se dokumenti i ri strategjik duhet të përqendrohet te problemet konkrete dhe të propozojë veprime të vendosura për parandalimin dhe adresimin e dhunës.

“Për Strategjinë 2027–2031 duhet të jemi të guximshëm, duhet të adresojmë tema të cilat na duken sot që janë të vështira”, deklaroi ajo.

Sipas ministres në detyrë, pasojat e dhunës nuk kufizohen vetëm te gratë, por prekin edhe fëmijët dhe familjet. Për këtë arsye, ajo kërkoi një trajtim më të gjerë dhe gjithëpërfshirës të fenomenit.

Ajo u ndal edhe te shtimi i rasteve të raportuara të dhunës në familje, duke theksuar se kjo shifër nuk do të thotë medoemos se dhuna është rritur. Rritja mund të lidhet gjithashtu me fushatat e ndërgjegjësimit dhe me përfshirjen më aktive të institucioneve shtetërore.

Gërvalla veçoi kontributin e shoqërisë civile, organizatave dhe individëve, të cilët ndër vite kanë insistuar që institucionet ta trajtojnë këtë problem me seriozitet.

Në takimin e parë u shqyrtuan përfundimet e analizës së strategjisë në fuqi, krahas objektivave strategjike dhe specifike që synohet të pasqyrohen në dokumentin e ardhshëm.

Puna e Grupit Punues do të vijojë në mbledhjet e radhës, me qëllim përgatitjen e Strategjisë Kombëtare 2027–2031. Dokumenti pritet të forcojë politikat dhe mekanizmat institucionalë për parandalimin dhe trajtimin e dhunës, si dhe bashkëpunimin mes institucioneve.

të fundit

Zhegrova dhuron asistimin, Alajbegovic ndëshkon Napolin me supergol

Juventusi ka kaluar në epërsi ndaj Napolit, në kuadër të xhiros së 10-të në Serie A.“Zonja e Vjetër” e mori…

2 minutes ago

Ish-futbollisti islandez rrëfen dhimbjen: Funeralin e nënës e ndoqa në YouTube pasi klubi e kërkoi në stërvitje

Ish-futbollisti profesionist islandez, Rurik Gislason, ka zbuluar një nga periudhat më të dhimbshme të jetës së tij, duke treguar se…

2 minutes ago

Mazari: Do të luaja edhe portier për Elbasanin, synimi im është ndeshja e radhës

Atdhe MazariAtdhe Mazari rezultoi protagonist te Elbasani në sfidën ndaj Laçit, ku ishte autor i dy golave në fitoren me përmbysje…

26 minutes ago

Gërvalla calls for a swift and full investigation following tragedy in Demiraj

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas ngjarjes tragjike që ndodhi sot në fshatin Demiraj të Gjilanit, ku humbën jetën dy...…

34 minutes ago

Ahmeti after victory in Bërvenica: This place belongs to indigenous Albanians

Kryetari BDI-së Ali Ahmeti, ishte i pranishëm në Bërvenicë ku mbajti fjalim pas fitores së Arkin Jahijit. Ai tha se…

34 minutes ago

Arkin Jahiji after victory in Brvenica: This result was achieved together

Arkin Jahiji ka folur pas fitores në Komunën e Bërvenicës në zgjedhjet e jashtëzakonshme, të cilat u mbajtën sot (1…

34 minutes ago