Categories: kosovë

Haxhiu zhvillon takim me Gërvallën, në fokus reagimi i shpejtë dhe bashkëpunimi institucional

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një takim me zëvendëskryeministren dhe ministren e Drejtësisë, Donika Gërvalla-Schwarz, e cila mban edhe rolin e koordinatores kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje dhe dhuna me bazë gjinore.

Sipas Haxhiut, gjatë këtij takimi është vënë në pah domosdoshmëria e një reagimi institucional më të shpejtë, si dhe e një bashkërendimi më të mirë mes të gjitha mekanizmave përgjegjës, në mënyrë që secili rast dhune të trajtohet me kujdesin dhe seriozitetin e kërkuar.

Të lidhura

None found

Në diskutim ka qenë edhe rëndësia e parandalimit të dhunës nëpërmjet edukimit, rritjes së vetëdijes publike dhe forcimit të koordinimit ndërinstitucional, ku përfshihen Policia, sistemi i drejtësisë dhe shërbimet sociale.

Postim i plotë:

Sot mirëprita në takim zëvendëskryeministren dhe ministren e Drejtësisë, Donika Gërvalla-Schwarz, njëkohësisht koordinatore kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore. Theksuam nevojën për reagim të shpejtë institucional dhe koordinim më të mirë ndërmjet të gjitha hallkave përgjegjëse, në mënyrë që çdo rast dhune të trajtohet me seriozitetin dhe kujdesin e duhur.

Diskutuam gjithashtu domosdoshmërinë e parandalimit të dhunës përmes edukimit, rritjes së ndërgjegjësimit publik dhe forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional, përfshirë policinë, sistemin e drejtësisë dhe shërbimet sociale.

Lufta kundër dhunës me bazë gjinore kërkon angazhim të vazhdueshëm dhe zero tolerancë ndaj çdo forme të saj, si dhe krijimin e një mjedisi ku gratë dhe vajzat ndihen të sigurta e të mbrojtura në çdo hap të jetës.

të fundit

Franca liron 10 milionë fuçi nga rezervat strategjike, karburantet shiten më lirë

Çmimet e naftës në Francë kanë shënuar ulje pas vendimit të qeverisë për të liruar 10 milionë fuçi nga rezervat…

15 minutes ago

Mbrojtësi i Skënderbeut Georgios Lagonidis, i shpallur lojtari më i mirë ndaj Vllaznisë, rikthehet në Athinë

Skënderbeu - VllazniaNga Drejtoria Teknike e FSHF-së, mbrojtësi grek i ekipit korçar, Georgios Lagonidis, u vlerësua me çmimin “Lojtari i…

40 minutes ago

Zhegrova dhuron asistimin, Alajbegovic ndëshkon Napolin me supergol

Juventusi ka kaluar në epërsi ndaj Napolit, në kuadër të xhiros së 10-të në Serie A.“Zonja e Vjetër” e mori…

45 minutes ago

Ish-futbollisti islandez rrëfen dhimbjen: Funeralin e nënës e ndoqa në YouTube pasi klubi e kërkoi në stërvitje

Ish-futbollisti profesionist islandez, Rurik Gislason, ka zbuluar një nga periudhat më të dhimbshme të jetës së tij, duke treguar se…

46 minutes ago

Mazari: Do të luaja edhe portier për Elbasanin, synimi im është ndeshja e radhës

Atdhe MazariAtdhe Mazari rezultoi protagonist te Elbasani në sfidën ndaj Laçit, ku ishte autor i dy golave në fitoren me përmbysje…

1 hour ago

Gërvalla calls for a swift and full investigation following tragedy in Demiraj

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas ngjarjes tragjike që ndodhi sot në fshatin Demiraj të Gjilanit, ku humbën jetën dy...…

1 hour ago