Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka bërë të ditur se pakoja e reformës në drejtësi është pranë finalizimit institucional.
Njoftimi erdhi pas një takimi me përfaqësues të institucioneve kryesore të sistemit të drejtësisë.
None found
Sipas Gërvallës, reforma në drejtësi nuk përfaqëson vetëm ndryshime në legjislacion, por është një nevojë e domosdoshme për ngritjen e një sistemi drejtësie me integritet.
Në postimin e saj të plotë, ajo ka shkruar: Pakoja e reformës në drejtësi drejt finalizimit institucional.
Gërvalla bëri të ditur se së bashku me zëvendësministrin Nimoni, përfaqësuesit e Ministrisë së Drejtësisë, Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Akademisë së Drejtësisë, janë mbledhur për të trajtuar çështjet përmbyllëse të pesë projektligjeve që bëjnë pjesë në Deklaratën e Përbashkët të Zotimit për reformën në drejtësi.
Ajo tha se përmes një debati të hapur dhe profesional, janë shqyrtuar dhe harmonizuar dispozitat e këtyre projektligjeve, me qëllim që ato të përmbyllen në përputhje me standardet kushtetuese dhe praktikat më të mira ndërkombëtare.
Sipas saj, reforma në drejtësi nuk është thjesht një proces i ndryshimeve ligjore, por një domosdoshmëri shtetërore për krijimin e një sistemi drejtësie që nuk bën kompromis me integritetin, që e vendos llogaridhënien në themel dhe që rikthen besimin e qytetarëve në institucionet e drejtësisë.
Ajo shtoi se mbeten të përkushtuar që, përmes dialogut ndërinstitucional dhe bashkëpunimit të ngushtë me të gjithë akterët e sistemit, të avancojnë reforma që forcojnë sundimin e ligjit në Republikën e Kosovës.
Në seancën e fundit gjyqësore ndaj gjyqtarit të akuzuar Gjoko Ristov, eksperti i palës mbrojtëse Emilio Frishçiq dëshmoi se shkrimi…
Kongresmeni amerikan Mike Lawler ka reaguar për protestat kundër qeverisë që po zhvillohen në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë…
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka vendosur ta kthejë në Kuvend për rishqyrtim Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit…
Institucioni i Avokatit të Popullit përballet me vështirësi financiare dhe probleme edhe me pagesën e qirasë për shkak të mungesës…
Ylli i Hoffenheimit Albian Hajdari do të mungojë për disa muaj dhe pritet të rikthehet në fundin e muajit janar,…
Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj kthimit në Kuvend për shqyrtim të Ligjit për Dhomat e Specializuara, nga…