Categories: kosovë

Gërvalla dhe ambasadori Schnetzer diskutojnë reformën në drejtësi dhe marrëveshjen për bashkëpunim penal

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, zhvilloi një takim me ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Georg Schnetzer, ku u diskutua për zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh në drejtësi, forcimin e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar dhe përparimin e reformave institucionale.

Gjatë bisedës, ministrja nënvizoi se reforma në drejtësi është një proces vendimtar për ndryshimin e sistemit, rritjen e integritetit të institucioneve dhe garantimin e përgjegjësisë përpara ligjit.

Të lidhura

None found

Ndër çështjet e përmendura prej saj ishin themelimi dhe funksionalizimi i Byrosë, zbatimi i procesit të Vetingut, avancimi i pakos së projektligjeve për Reformën në Drejtësi, si dhe përmbyllja e legjislacionit civil.

“Themelimi dhe funksionalizimi i Byrosë, jetësimi i procesit të Vetingut, avancimi i pakos së projektligjeve të Reformës në Drejtësi dhe finalizimi i legjislacionit civil janë pjesë thelbësore e këtij angazhimi të përditshëm, për të ndërtuar institucione më të forta, për të garantuar llogaridhënie reale dhe për të dëshmuar se askush, pavarësisht emrit, pozitës apo pushtetit, nuk qëndron mbi ligjin”, ka deklaruar Gërvalla.

Gjatë takimit u trajtua edhe përfundimi i Marrëveshjes me Austrinë për Bashkëpunim Gjyqësor në Çështjet Penale. Sipas Gërvallës, finalizimi i saj do të shënonte një hap të rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar.

“Theksova edhe rëndësinë e finalizimit të Marrëveshjes me Austrinë për Bashkëpunim Gjyqësor në Çështjet Penale, si një hap i rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar, veçanërisht në fushën e ekstradimit, ndihmës së ndërsjellë juridike dhe transferimit të personave të dënuar”, ka thënë Gërvalla.

Ministrja vlerësoi rolin e Austrisë si një partnere të rëndësishme të Kosovës në procesin e reformimit dhe në forcimin e institucioneve të drejtësisë.

“Thellimi i bashkëpunimit ndërmjet institucioneve tona i shërben forcimit të kapaciteteve shtetërore, avancimit të reformave dhe konsolidimit të një sistemi drejtësie që garanton sundimin e ligjit, integritetin institucional dhe përgjegjësinë para ligjit”, ka përfunduar ministrja Gërvalla.

të fundit

Hoti lë të hapur mundësinë për të garuar për kryetar të LDK-së dhe kritikon udhëheqjen aktuale

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, nuk e përjashton mundësinë e kandidimit për kryetar të kësaj partie…

4 minutes ago

Liridona Bunjaku nga Kosova hyn në çerekfinalet e “Top Host 2026” në SHBA, çmimi 25 mijë dollarë dhe një podcast

Liridona Bunjaku, shqiptarja me prejardhje nga Kosova që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është kualifikuar në çerekfinale të…

4 minutes ago

Derbi i xhiros në basketboll: Trepça pret Bashkimin në Mitrovicë

Pas ndeshjeve evropiane, Trepça e Bashkimi vazhdojnë garën në Superligën e Kosovës në basketboll. Kampionia, Trepça, dhe nënkampioni, Bashkimi, përballen…

9 minutes ago

Courtois zgjat qëndrimin te Real Madridi deri në vitin 2028

Portieri Thibaut Courtois, bëhet lojtari i radhës që ka vazhduar bashkëpunimin me skuadrën e Real Madridit. Klubi spanjoll, të premten…

9 minutes ago

Firmoset protokolli pesëvjeçar i bashkëpunimit me Universitetin Trakya për trajnimin e stafit shëndetësor të Maqedonisë në Edrene

Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, dhe rektori i Universitetit Trakya nga Edrene, Mustafa Hatipler, sot në Shkup nënshkruan Protokoll për…

11 minutes ago

Aktakuzë për dy firma dhe dy persona pas vdekjes tragjike të punëtorit në Ohër

Prokuroria Themelore Publike e Ohrit ka ngritur kallëzime penale kundër dy individëve dhe dy personave juridikë për vdekjen e punëtorit…

11 minutes ago