Në seancën e 298-të të mbajtur të hënën, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) zgjodhi Zejnullah Gashin si kandidatin për Kryeprokuror të Shtetit, duke ia propozuar për dekretim ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.
None found
Gashi siguroi shumicën e nevojshme prej pesë votash, ndërkohë që Rafet Halimi mori vetëm një votë, kurse tre kandidatët e tjerë mbetën pa asnjë votë.
Pas përfundimit të votimit, KPK-ja i përcolli emrin e Gashit organit kompetent për t’u dekretuar në krye të sistemit prokurorial.
Gara për këtë pozitë përfshiu pesë prokurorë: Atdhe Dema, Naim Abazi, Rafet Halimi, Shqipdon Fazliu dhe Zejnullah Gashi, njofton “Betimi për Drejtësi”.
Kryesuesi i KPK-së, Arian Gashi, bëri të ditur se Paneli Vlerësues, me mbështetjen e Sekretariatit, dorëzoi listën e kandidatëve dhe më pas hapi dosjet e aplikimit me gjithë dokumentacionin përkatës.
Ai sqaroi se pas shqyrtimit, Paneli konstatoi se të pesë kandidatët përmbushnin kushtet për të drejtuar Prokurorinë e Shtetit, listë kjo që u miratua nga Këshilli.
Në vijim, u publikuan dokumentet konceptuale të secilit konkurrent dhe u zhvillua procesi i intervistimit, i cili u monitorua nga partnerët ndërkombëtarë dhe organizata të shoqërisë civile, pas ftesës së hapur.
Sipas kryesuesit Gashi, intervistat i kreu Paneli në mënyrë tërësisht të pavarur, duke i renditur kandidatët me pikët përkatëse: Zejnullah Gashi 91.6 pikë, Atdhe Dema 89.3 pikë, Naim Abazi 89 pikë, Rafet Halimi 87 pikë dhe Shqipdon Fazliu 86.3 pikë.
Pas njoftimit për të drejtën e ankesës, u hartua raporti përfundimtar që rekomandoi listën me emrat: Zejnullah Gashi, Atdhe Dema, Naim Abazi, Rafet Halimi dhe Shqipdon Fazliu.
Më pas, Këshilli kaloi në votim të fshehtë, ku vetëm anëtari Milot Krasniqi abstenoi, duke përmendur qëndrimet e tij të mëparshme lidhur me këtë procedurë.
Rezultatet e intervistave u bënë publike më 1 korrik 2026, me të njëjtën renditje pikësh: Gashi 91.6, Dema 89.3, Abazi 89, Halimi 87 dhe Fazliu 86.3.
KPK-ja publikoi gjithashtu regjistrimet e intervistave të të gjithë konkurrentëve.
Ndaj vlerësimit të marrë, kandidati Atdhe Dema parashtroi ankesë, por Këshilli e rrëzoi atë në mbledhjen e datës 10 korrik 2026.
Më 19 qershor 2026, KPK-ja kishte aprovuar me 6 vota pro dhe 1 kundër kandidaturat e pesë prokurorëve që hynë në garë për postin më të lartë të prokurorisë.
Kandidatët e kualifikuar ishin: Atdhe Dema nga Departamenti për Hetimin e Terrorizmit në Prokurorinë Speciale, Naim Abazi nga Departamenti për Hetimin e Korrupsionit dhe Krimit Financiar pranë së njëjtës prokurori, Rafet Halimi po ashtu nga ai departament, Shqipdon Fazliu nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, dhe Zejnullah Gashi, Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë.
“Betimi për Drejtësi” kishte raportuar për këta pesë emra një ditë pas mbylljes së aplikimeve, më 11 qershor 2026.
Vendimi për hapjen e konkursit ishte marrë në mbledhjen e KPK-së më 18 maj 2026.
Pas shpalljes së tij, Blerim Isufaj, kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, depozitoi një padi në Gjykatën Administrative, duke kërkuar masë të sigurisë për pezullimin e konkursit, por gjykata e refuzoi këtë kërkesë, vendim të cilin e konfirmoi edhe Gjykata e Apelit.
Rusia po ndërmerr një nga projektet më ambicioze në fushën e mjekësisë dhe kërkimit shkencor, me synimin për të zgjatur…
Shqipëria luan sot një ndeshje të rëndësishme ndaj Bjellorusisë, në kuadër të xhiros së fundit të Grupit të Ligës së…
Kompania "AS Senjak" ka reaguar ndaj pres konferencave të VLEN duke thënë se nuk kanë marrë asnjë kredi nga Alta…
Kompania hapësinore SpaceX, e themeluar nga Elon Musk, ka shënuar një tjetër arritje të rëndësishme në eksplorimin e hapësirës, duke…
Mbi 22 milionë persona janë prekur nga një sulm kibernetik mbi platformën franceze Maileva, në pronësi të grupit La Poste.…
Vrasja e Arlinda Zekajt, më 25 tetor 2026 në Vitomiricë të Pejës, ka nxitur reagime të shumta dhe hetime për…