Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, e ka dekretuar Zejnullah Gashin në pozitën e Kryeprokurorit të ri të Shtetit.
None found
Burime të “Betimi për Drejtësi” brenda Presidencës e kanë konfirmuar këtë vendim.
Dekreti është nxjerrë një ditë pasi Këshilli Prokurorial i Kosovës, në mbledhjen e tij të 298-të të hënën, e nominoi Gashin për Kryeprokuror të Shtetit dhe emrin e tij ia propozoi Haxhiut për dekretim, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Në procedurën për këtë pozitë morën pjesë pesë kandidatë: Atdhe Dema, Naim Abazi, Rafet Halimi, Shqipdon Fazliu dhe Zejnullah Gashi.
Paneli Vlerësues i publikoi rezultatet pas intervistimeve të mbajtura më 1 korrik 2026. Zejnullah Gashi u vlerësua me 91.6 pikë, Atdhe Dema me 89.3 pikë, Naim Abazi me 89 pikë, Rafet Halimi me 87 pikë, ndërsa Shqipdon Fazliu me 86.3 pikë.
KPK-ja ka bërë publike gjithashtu intervistat e të pesë kandidatëve.
Kandidati Atdhe Dema kishte paraqitur ankesë lidhur me vlerësimin e tij në procesin e përzgjedhjes për Kryeprokuror të Shtetit. Megjithatë, Këshilli e refuzoi këtë ankesë në mbledhjen e 10 korrikut 2026.
Më 19 qershor 2026, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) i kishte miratuar kandidaturat e pesë garuesve për këtë post, me 6 vota për dhe 1 kundër.
Vendimi për hapjen e konkursit për Kryeprokuror të Shtetit ishte marrë në mbledhjen e Këshillit Prokurorial të Kosovës më 18 maj 2026.
Pas publikimit të konkursit, kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, kishte ngritur padi në Gjykatën Administrative, duke kërkuar masë të sigurisë për pezullimin e konkursit të shpallur nga KPK-ja. Kërkesa e tij u refuzua nga Gjykata Administrative, vendim që u konfirmua edhe nga Gjykata e Apelit.
Rusia po ndërmerr një nga projektet më ambicioze në fushën e mjekësisë dhe kërkimit shkencor, me synimin për të zgjatur…
Shqipëria luan sot një ndeshje të rëndësishme ndaj Bjellorusisë, në kuadër të xhiros së fundit të Grupit të Ligës së…
Kompania "AS Senjak" ka reaguar ndaj pres konferencave të VLEN duke thënë se nuk kanë marrë asnjë kredi nga Alta…
Kompania hapësinore SpaceX, e themeluar nga Elon Musk, ka shënuar një tjetër arritje të rëndësishme në eksplorimin e hapësirës, duke…
Mbi 22 milionë persona janë prekur nga një sulm kibernetik mbi platformën franceze Maileva, në pronësi të grupit La Poste.…
Vrasja e Arlinda Zekajt, më 25 tetor 2026 në Vitomiricë të Pejës, ka nxitur reagime të shumta dhe hetime për…