Categories: kosovë

Ganimete Musliu largohet nga mbledhja e Komisionit për Administratë

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, nuk mori pjesë në mbledhjen e sotme të Komisionit për Administratë Publike, Digjitalizim, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, pasi kundërshtoi rendin e ditës.

Të lidhura

None found

Ajo deklaroi se Kuvendi i Kosovës nuk duhet të vijojë me angazhime rutinë në një kohë kur qytetarët kërkojnë që në qendër të vëmendjes të jetë çështja e Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Musliu kërkoi që Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës të trajtohet si prioritet nga Kuvendi, raporton KosovaPress.

“Unë e kundërshtoj mbajtjen e një mbledhjeje rutinë, sepse qytetarët e Republikës së Kosovës po kërkojnë diçka tjetër dhe ne jemi këtu për t’i përfaqësuar interesat e qytetarëve të Republikës së Kosovës”, u shpreh ajo.

Sipas Musliut, deputetët duhet ta trajtojnë këtë çështje pa dallime politike.

“Unë e di që ne mund të kemi dallime politike për shumë çështje, por këtu nuk guxojmë të kemi dallime, këtu duhet të jemi bashkë. Nuk ka rëndësi a jemi parti politike të ndryshme, nuk ka rëndësi a jemi nacionalitete të ndryshme, unë konsideroj që për Republikën e Kosovës nuk ka asnjë çështje më prioritare se çështja e Dhomave të Specializuara në Hagë”, deklaroi Musliu.

Deputetja e PDK-së bëri të ditur se nuk do ta votonte rendin e ditës dhe se do të largohej nga mbledhja e komisionit.

Kryetari i këtij komisioni, Albert Kinolli, tha se pret që amendamentimi i Projektligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës të dërgohet së shpejti në Kuvend.

Kinolli sqaroi se këtë pritshmëri e bazon në informacionet e marra nga kryeministri.

“Sipas informacioneve që i kemi nga kryeministri, ne urojmë dhe shpresojmë që shumë shpejt amendamentimi i ligjit, i projektligjit për Gjykatën Speciale do të vijë në Kuvend, dhe urojmë më të mirën për luftëtarët e UÇK-së, të cilët padrejtësisht gjenden të gjykuar në Hagë. Uroj që ata çlirimtarë sa më shpejt të kthehen në shtetin tonë, në tokën e tyre, ku kanë dhënë kontribut për këtë liri dhe pavarësi, dhe po ashtu t’u bashkohen sa më shpejt familjeve të tyre”, tha ai.

Ndërkaq, deputetja e Vetëvendosjes, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, vlerësoi se puna e këtij komisioni nuk duhet të ndalet për shkak të çështjes së Dhomave të Specializuara.

Ajo theksoi se shqyrtimi i këtij ligji i takon Komisionit për Legjislacion dhe jo Komisionit për Administratë Publike, Digjitalizim, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal.

“Po mendoj që kjo nuk është çështje që duhet ta pengojë funksionimin e komisioneve, e aq më pak funksionimin e këtij komisioni parlamentar që s’ka të bëjë asgjë me trajtimin e këtij ligji, sepse është Komisioni për Legjislacion ai i cili ekskluzivisht do të merret me ligjin përkatës. Prandaj s’mendoj që duhet të pengohemi prej protestimeve ose kërkesave të tilla të deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, sepse ne jemi qartë cila është fushëveprimtaria e këtij komisioni, prandaj duhet të ecim përpara dhe po shpresoj shumë që do të vazhdojmë të ecim përpara, sepse është fushëveprimtari e gjerë, ka një numër të konsiderueshëm të institucioneve të cilat pikërisht mbikëqyren prej këtij komisioni. Prandaj s’duhet asnjëherë të lejojmë që të pengohet puna e komisionit me kërkesa të tilla të cilat trajtohen prej një komisioni krejt tjetër, ndryshe prej tonit”, deklaroi Hyseni.

të fundit

Përputhje historike që sfidojnë intuitën: Chaplin dhe 50 Cent ishin bashkëkohës

Një mjet i ri interaktiv po zbulon disa nga përputhjet më befasuese mes figurave të njohura historike që, ndonëse duken…

4 seconds ago

A mund të ketë vetëdije inteligjenca artificiale? Ekspertja kërkon krijimin urgjent të testeve

Po sikur një ditë chatbot-i më i avancuar në botë të bëhej vërtet i vetëdijshëm? Mund të tingëllojë si skenar…

27 seconds ago

Adrian Hila investigated while free over the publication of intimate videos

Kompozitori Adrian Hila ëahtë proceduar penalisht në gjendje të lirë dhe janë referuar materialet në prokurori për veprën penale “Ndërhyrja…

1 minute ago

Kurti dhe Hamza zhvillojnë sot takim, pritet të diskutohet ndryshimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara

Një takim mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, pritet të zhvillohet gjatë ditës së…

1 minute ago

Accused of causing Xhuana Nikolli’s suicide, Tirana Court remands her former husband, Eraldo Fizi, in custody

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Eraldo Fizin, ish-bashkëshortin e Xhuana Nikollit, e cila…

2 minutes ago

Massive pileup on South Carolina highway as 69 vehicles collide in dense fog

Një aksident zinxhir që përfshiu 69 automjete ndodhi në Karolinën e Jugut në SHBA, duke rezultuar në mbylljen e të…

2 minutes ago