Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, tha se çdo deputet duhet të japë kontributin e tij në rast se presidentja Justina Shiroka-Pula kërkon rishqyrtimin ose ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale. Sipas saj, një veprim i tillë duhet të zhvillohet në përputhje me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit.
Musliu i bëri deklaratat pas përfundimit të seancës së sotme parlamentare, në një kohë kur Ligji për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar mbetet në pritje të vendimit të presidentes.
None found
Ajo nënvizoi se ligjet miratohen në funksion të qytetarëve dhe për t’u zbatuar, ndërsa veçoi rëndësinë e Ligjit për Gjykatën Speciale dhe detyrimin e deputetëve për ta shqyrtuar atë nëse një kërkesë e tillë paraqitet.
“Ligjet që miratohen në Kuvendin e Kosovës nuk hartohen për deputetët, por për qytetarët dhe për zbatim. Ligji për Dhomat e Specializuara është një ligj me rëndësi të jashtëzakonshme. Megjithatë, për çdo ligj që kërkon ri-amandamentim apo rishqyrtim, ne si deputetë duhet të respektojmë vullnetin e qytetarëve”, deklaroi Musliu.
Deputetja shtoi se, nëse presidentja kërkon që ligji të rishikohet ose të ndryshohet, Kuvendi duhet të veprojë brenda kufijve të përcaktuar nga Kushtetuta dhe procedurat parlamentare.
“Nëse presidentja kërkon rishqyrtimin ose ri-amandamentimin e ligjit, secili deputet duhet të kontribuojë duke respektuar Rregulloren e Kuvendit dhe Kushtetutën. Këto dokumente na obligojnë që ligjet t’i rishqyrtojmë sa herë që paraqitet një kërkesë për këtë”, u shpreh ajo.
Ligji për Gjykatën Speciale ka disa ditë që pret vendimin e presidentes Justina Shiroka-Pula lidhur me dekretimin e tij. Ndërkohë, gjatë ditëve të fundit, mediat kanë raportuar se presidentja po shqyrton mundësinë që ligjin t’ia kthejë Kuvendit për rishqyrtim.
Deri tani, këto raportime nuk janë konfirmuar zyrtarisht dhe nuk dëshmojnë se ligji do të rikthehet në Kuvend.
Kongresmeni amerikan Mike Lawler ka reaguar për protestat kundër qeverisë që po zhvillohen në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë…
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka vendosur ta kthejë në Kuvend për rishqyrtim Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit…
Institucioni i Avokatit të Popullit përballet me vështirësi financiare dhe probleme edhe me pagesën e qirasë për shkak të mungesës…
Ylli i Hoffenheimit Albian Hajdari do të mungojë për disa muaj dhe pritet të rikthehet në fundin e muajit janar,…
Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj kthimit në Kuvend për shqyrtim të Ligjit për Dhomat e Specializuara, nga…
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka vendosur ta kthejë në Kuvend për rishqyrtim Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e…