Categories: kosovë

Maqedonci: Me 87.4 për qind besim qytetar, FSK-ja vijon të jetë institucioni më i besuar në Kosovë

Forca e Sigurisë së Kosovës është renditur sërish si institucioni që gëzon më së shumti besim në vend, sipas rezultateve të Anketës Rajonale WeBalkans 2026, çka ka nxitur reagimin e ministrit në detyrë të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Të dhënat e anketës tregojnë se 87.4 për qind e qytetarëve kanë besim te FSK-ja, duke ia ruajtur edhe këtë vit pozitën e institucionit më të besueshëm në Republikën e Kosovës.

Të lidhura

None found

Maqedonci e cilësoi këtë rezultat si një vlerësim për angazhimin, profesionalizmin dhe përkushtimin e pjesëtarëve të FSK-së, ndërsa u shprehu mirënjohje qytetarëve për besimin e dhënë, transmeton KosovaPress.

“Ky besim është dëshmia më e fuqishme se investimet e vazhdueshme në zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse, profesionalizmin e personelit dhe ndërtimin e një force moderne po japin rezultatet e tyre”, thuhet në reagim.

Ai nënvizoi se ky sukses u takon të gjithë pjesëtarëve të FSK-së, duke përfshirë ushtarakët, nënoficerët, oficerët dhe personelin civil. Po ashtu, ai veçoi kontributin e komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, si dhe të Shtabit të Përgjithshëm për drejtimin profesional të forcës.

Sipas Maqedoncit, Ministria e Mbrojtjes do të vijojë ta përkrahë procesin e transformimit dhe modernizimit të FSK-së, në përputhje me standardet e NATO-s dhe objektivat strategjike të Kosovës.

Ai theksoi se besimi i qytetarëve përbën njëkohësisht nder dhe përgjegjësi, duke shtuar se institucionet e mbrojtjes do të vazhdojnë angazhimin për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse, rritjen e gatishmërisë operacionale dhe thellimin e bashkëpunimit me aleatët.

“Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës do të vazhdojnë të punojnë me përkushtim për një Kosovë më të sigurt, më të mbrojtur dhe gjithnjë e më të gatshme për të përmbushur misionin e saj dhe aspiratën strategjike për anëtarësim në NATO”, përfundon reagimi.

të fundit

Erion Braçe: E kisha humbur shpresën, falënderoj Taulant Ballën për shtysën e ligjit të sponsorizimit

Erion Braçe dhe Taulant BallaDitën e sotme, në Komisionin për Edukimin, Shkencën dhe Sportet, u finalizua miratimi me 6 vota…

9 minutes ago

Volkswagen zbulon T-Roc R të ri, SUV-in më të fuqishëm që marka ofron në Evropë

Volkswagen ka prezantuar gjeneratën e re të T-Roc R, SUV-in më të fuqishëm që kompania aktualisht ofron në Evropë, me…

10 minutes ago

Kurti: Optimizëm i matur për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se vazhdon të jetë optimist për organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”, por…

10 minutes ago

Përplasje në Kuvend mes Kurtit dhe Rrahmanit për Projektligjin e Fertilizimit, Haxhiu i ndërpret fjalën deputetit të PDK-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Eman Rrahmani, janë përplasur në seancën e…

10 minutes ago

Kurti: Investimet për modernizimin e kapaciteteve energjetike ekzistuese kanë qenë konstante

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se gjatë qeverisjes së tij janë bërë më shumë investime në modernizimin dhe…

11 minutes ago

Rënie historike e euros, monedha europiane zbret nën 90 lekë për herë të parë

Euro vijon të regjistrojë kuotime të dobëta në tregun valutor shqiptar. Sipas tabelës së kursit të këmbimit të publikuar këtë…

11 minutes ago