Që nga fillimi i vitit 2024, Kosova është bërë pjesë e Operacionit “Interflex” në mbështetje të Ukrainës, duke treguar profesionalizëm të lartë, përkushtim dhe aftësi ushtarake.
Sipas një komunikate të Forcës së Sigurisë së Kosovës, “Interflex” është një nismë shumëkombëshe nën udhëheqjen e Mbretërisë së Bashkuar, e krijuar për përgatitjen dhe trajnimin e forcave ushtarake ukrainase, me qëllim rritjen e kapaciteteve të tyre operacionale dhe gatishmërisë për mbrojtjen e vendit.
None found
Në njoftimin e ushtrisë thuhet se kontributi i pjesëtarëve të FSK-së është çmuar lart nga partnerët ndërkombëtarë, duke e forcuar edhe më shumë reputacionin e Kosovës si kontribuuese e besueshme në operacionet ndërkombëtare të sigurisë dhe në përpjekjet e përbashkëta për paqe dhe stabilitet.
“Që nga fillimi i angazhimit në këtë operacion, Forca e Sigurisë së Kosovës ka marrë pjesë me pesë kontingjente të njëpasnjëshme, duke kontribuar me instruktorë dhe personel të specializuar në realizimin e programeve të trajnimit për ushtarakët ukrainas. Përmes këtij angazhimi, FSK ka dëshmuar ndërveprueshmëri të lartë me forcat partnere dhe aftësi profesionale në mjedise shumëkombëshe”, thuhet në njoftim.
Përtej rolit të saj në kuadër të Operacionit “Interflex”, Republika e Kosovës ka shprehur mbështetje të vazhdueshme për Ukrainën edhe nëpërmjet pjesëmarrjes në konferenca dhe forume ndërkombëtare të përkushtuara koordinimit të ndihmës për këtë shtet, si edhe përmes ofrimit të ndihmës konkrete në pajisje dhe donacione për Forcat e Armatosura të Ukrainës.
“Këto veprime pasqyrojnë përkushtimin e Kosovës ndaj vlerave demokratike, respektimit të së drejtës ndërkombëtare dhe solidaritetit me popullin ukrainas në përballje me agresionin ushtarak, duke e pozicionuar Kosovën si një partnere aktive dhe të përgjegjshme në përpjekjet e përbashkëta për siguri dhe stabilitet në Evropë”, theksohet në komunikatë.
Me përmbylljen e Operacionit “Interflex” në Mbretërinë e Bashkuar, është mbajtur një ceremoni përfundimtare, gjatë së cilës u ndanë çmime dhe mirënjohje për punën, përkushtimin dhe kontributin e pjesëtarëve të FSK-së në realizimin e misionit.
Ish-banorja e “Big Brother VIP 5”, Brikena Selmani, ka qenë pjesë e “Top Arena”, ku ka patur një rubrikë të…
Arsenali raportohet se është i gatshëm të ndahet me një nga transferimet më të shtrenjta të klubit për të siguruar…
Franca dhe Spanja po përballen me një nga valët më të rënda të zjarreve të viteve të fundit, ndërsa mbi…
Kryeministri Edi Rama mblodhi sot në një takim të përbashkët kabinetin qeveritar dhe grupin parlamentar socialist, ku ndau me ta…
Një nga proceset më të bujshme të divorcit në historinë e Koresë së Jugut ka marrë një kthesë të re,…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pritet të zhvillojnë një takim në Uashington…