Delegacioni i Mbretërisë së Bashkuar, i kryesuar nga ambasadori në Kosovë, Jonathan Hargreaves, u prit në një vizitë zyrtare nga komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari.
None found
Në fjalën e tij, gjeneral Jashari bëri një panoramë të arritjeve, misioneve dhe projekteve të së ardhmes për FSK-në, duke shprehur njëkohësisht falënderime të thella për përkrahjen e palëkundur që Britania e Madhe ka ofruar përgjatë gjithë rrugëtimit zhvillimor të forcës.
Palët ndanë mendime mbi klimën e sigurisë në vend, në rajon dhe përtej tij, dhe ranë dakord për të thelluar bashkëpunimin profesional në sferën e arsimimit, trajnimit dhe rritjes profesionale të kuadrove drejtuese e të njësive, me qëllim fuqizimin e kapaciteteve vepruese dhe ngritjen e standardeve profesionale.
Duke mbyllur takimin, ambasadori Hargreaves vlerësoi lart udhëheqjen e gjeneral Jasharit në drejtimin e reformave zhvillimore të FSK-së, teksa të dyja anët rikonfirmuan angazhimin për ta forcuar më tej partneritetin përballë rreziqeve të përbashkëta të sigurisë.
Harry Kane, Ismail Elfath dhe Leo MessiFIFA ka përcaktuar arbitrin e gjysmëfinales Angli – Argjentinë, Ismail Elfath [...]Read More...
Një deklarim skandaloz e ka bërë ministrja serbe Snezhana Paunoviq, e cila ka thënë se “po të ishte në vendin…
Real Madridi po e ndjek me vëmendje situatën e Michael Olises, por ende nuk ka bërë një ofertë zyrtare, pasi…
Në Ministrinë e Shëndetësisë sot u realizua pranim-dorëzimi i detyrës mes ministrit të deritanishëm Azir Aliu dhe ministrit të ri…
Një incident është regjistruar pranë Kryesisë së Kuvendit, ku deputeti socialist Erion Braçe, ka shtyrë dhunshëm gazetarin e News24, Marsel…
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, vlerësoi se kaosi i djeshëm në Kuvend ishte një teatër për të mbuluar dështimin e…