Lëvizja FOL ka hartuar një dokument politikash në kuadër të nismës “Llogaridhënia në Zbatimin e Ligjit të Punës dhe Transparenca e të Drejtave të Punëtorëve”. Publikimi mbështetet në monitorimin e efikasitetit të gjyqësorit gjatë shqyrtimit të kontesteve të punës, si dhe në vlerësimin e punës së Inspektoratit të Punës.
None found
Përmes këtij dokumenti paraqitet një analizë e integruar mbi mënyrën se si funksionon sistemi për zbatimin e legjislacionit të punës në Kosovë. Në të pasqyrohen përparimet e shënuara dhe sfidat që vazhdojnë të jenë të pranishme, ndërsa identifikohen edhe sektorët ku kërkohen ndërhyrje dhe reforma prioritare për mbrojtjen më efikase të të drejtave të punëtorëve.
Në rekomandimet e saj, FOL kërkon që Kuvendi i Kosovës ta përdorë rolin ligjvënës dhe mbikëqyrës për të ndihmuar në ndërtimin e një kornize më të qartë dhe funksionale për zbatimin e legjislacionit të punës. Dokumenti sugjeron të vlerësohet nevoja për plotësime dhe ndryshime ligjore që përcaktojnë më qartë kompetencat e Inspektoratit të Punës.
Gjithashtu, propozohet fuqizimi i kontrollit parlamentar ndaj mekanizmave që kanë përgjegjësi për mbrojtjen e të drejtave të punëmarrësve. Kuvendit i rekomandohet të kërkojë raporte periodike nga institucionet kompetente lidhur me zbatimin e legjislacionit të punës dhe ecurinë e trajtimit të sfidave të evidentuara.
Përfundimet dhe propozimet e përfshira në dokument synojnë të rrisin llogaridhënien e institucioneve, të bëjnë më efikas shqyrtimin e kontesteve të punës dhe të përmirësojnë zbatimin e legjislacionit të punës në Kosovë.
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme nga radhët e VLEN-it, Astrit Iseni, ka reaguar ndaj akuzave të ish-deputetit të BDI-së, Arbër…
Prej muajsh, mijëra qytetarë po protestojnë në Shqipëri. Shkak u bë projekti për ndërtimin e një resorti luksoz nga Jared…
Një shpërthim u dëgjua mbi qytetin e Sevastopolit në gadishullin e Krimesë të aneksuar nga Rusia. Ndërsa vendasit shijojnë plazhin,…
Një operacion dramatik shpëtimi është regjistruar në plazhin Seabright, në qytetin Santa Cruz të Kalifornisë. [...] Read More... The post…
Një edukatore në një kopsht privat është arrestuar nga policia e Tiranës. Sipas bluve të kryeqytetit, 32-vjeçarja dyshohet se ka…
Kryeministri polak Donald Tusk ka deklaruar se objekti që ra në një fushë në lindje të Polonisë, në orët e…