Categories: kosovë

Familja e Haki Imerit kërkon hetim për deklaratën mbi “urdhrin e Grenellit”: “Lumir, qëndro i palëkundur

Familjarët e veprimtarit të vrarë të LDK-së, Haki Imerit, kanë reaguar pas deklaratës së deputetit të kësaj partie, Arben Gashi, se deputetët kishin marrë “urdhër nga Grenelli” për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Të lidhura

None found

Familja e Imerit e ka vlerësuar deklaratën si një akuzë tepër të rëndë dhe ka kërkuar që ajo të hetohet, nëse është përcjellë saktësisht në këtë formë dhe nëse për të ekzistojnë prova.

“Bëhet fjalë për një çështje që kërkon hetim dhe përgjegjësi. Kjo është një akuzë jashtëzakonisht serioze për ndërhyrje të huaj në politikën e Kosovës”, thuhet në reagimin e tyre.

Sipas familjes, është e domosdoshme të ndahet qartë roli i aleatëve të Kosovës nga ai i individëve që mund të ushtrojnë ndikim mbi zhvillimet politike në vend.

“Të kesh miq në SHBA-BE është një gjë, ndërsa krejt tjetër është të marrësh ‘urdhra’ nga jashtë për të rrëzuar qeverinë e shtetit tënd”, thuhet në reagim.

Reagimi përmban edhe kritika ndaj Richard Grenellit. Familja e Haki Imerit thekson se ai nuk përfaqëson Amerikën dhe se qëndrimi i tij nuk duhet të barazohet me politikën e Shteteve të Bashkuara ndaj Kosovës.

“Grenelli nuk është Amerika. Amerika është aleate e Kosovës. Mos i përzieni këto dy gjëra”, thuhet më tej.

Familja ka bërë gjithashtu thirrje për bashkëpunim politik ndërmjet liderëve të Kosovës, duke përmendur Albin Kurtin, Donika Gërvallën, Lumir Abdixhikun dhe Vjosa Osmanin.

“Kosovës i duhen politikanë që veprojnë në mënyrë të pavarur. Nëse synimi është çlirimi i vendit nga ndikimet e dëmshme, qofshin ato të brendshme apo të jashtme, Albin Kurti, Donika Gërvalla, Lumir Abdixhiku dhe Vjosa Osmani duhet ta shqyrtojnë seriozisht një bashkëpunim politik, ku interesi i Kosovës vendoset përpara interesave partiake”, thuhet në deklaratë.

“Përballja me armikun e jashtëm nuk mund të bëhet duke e përçarë vendin nga brenda”, vijon reagimi.

Mesazhi përmbyllës i familjes së Haki Imerit i drejtohet kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut: “Lumir, mos lësho pe. Nëse po punon për t’ia kthyer LDK-së rugovizmin, atëherë na ke me vete.”

të fundit

Real Madridi dhe Barcelona vihen pas talentit 18-vjeçar të Liverpoolit

Real Madridi dhe Barcelona thuhet Barcelona dhe Real Madrid e kanë shtuar sulmuesin 18-vjeçar të Liverpoolit, Rio Ngumoha, në listën…

1 minute ago

Volkswagen planifikon eliminimin e 100 mijë vendeve të punës deri në vitin 2030

Gjiganti gjerman i automobilëve Volkswagen do të shkurtojë edhe 50 mijë vende pune deri në fund të kësaj dekade, duke…

4 minutes ago

Rasti i “53-milionëshit”, Pal Lekaj deklarohet i pafajshëm: Nuk kam asgjë për të shtuar

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po mbahet seanca e radhës në procesin gjyqësor të njohur si rasti i “53-milionëshit”. Në…

6 minutes ago

Vendim tronditës, Vllaznia e vajzave largohet nga kampionati

Vllaznia e vajzaveVllaznia e vajzava ka marrë vendimin të tërhiqet nga kampionati [...]Read More...

14 minutes ago

FSSH: 1.883 kërkesa për IVF janë paraqitur brenda një viti

"Për familjet që janë përpjekur të bëhen prindër prej vitesh, çdo përpjekje e re do të thotë shpresë e re.…

15 minutes ago

Valët e të nxehtit në Europë shkaktojnë 35 mijë vdekje shtesë, Gjermania, Franca dhe Spanja më të prekura

35,000 vdekje shtesë janë regjistruar nga valët e njëpasnjëshme të të nxehtit në Europë. [...]Read More...

20 minutes ago