Sot përcillen për në banesën e fundit nëna 26-vjeçare Mirsada Ademi dhe djali i saj Dioni, 5 -vjeç, që humbën jetën mbrëmjen e së shtunës si pasojë e përmbytjeve në qytetin e Pejës në Kosovë.
Ceremonia mortore do të nisë në orën 15:00 në Gasallhanja. Nënë e bir ndodheshin në banesë në momentin kur uji ka vërshuar dhe ka marrë shtëpinë e tyre përpara.
Ngjarja tragjike ka trishtuar opinionin mbarëshqiptar. Vdekja e fëmijës është konstatuar rreth orës 23:00, ndërsa rreth orës 01:20 të së dielës, autoritetet kanë gjetur edhe trupin e së ëmës, pa shenja jete./albeu.com/