kosovë

Escobarin e pyesin a ka pasoja për Qeverinë Kurti: S’po i futem asaj, por deklaratat tona tregojnë nga po shkojnë marrëdhëniet me Kosovën

Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka përsëritur mesazhin e dhënë edhe nga zyrtarë të tjerë të lartë amerikanë, mbi shqetësimet se Qeveria e Kosovës nuk po i trajton si partner.

Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, edicioni në gjuhën serbe, ai është pyetur se pas retorikës së ashpër amerikane, a mund të ketë edhe pasoja praktike për qeverisjen e Albin Kurtit.

Escobar nuk ka dhënë detaje mbi këtë, por ka theksuar se deklaratat e dhëna në publik flasin qartë se ku po shkojnë marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Nuk dua të hyj në atë se cilat janë të gjitha pasojat, por mendoj se deklaratat tona në publik flasin mjaft qartë se ku po shkojnë marrëdhëniet tona diplomatike dhe politike. Jemi shumë të shqetësuar sepse qeveria e Kosovës nuk na trajton si partner, nuk punojnë me ne për stabilitetin rajonal dhe minojnë dialogun – për të cilin SHBA-të janë plotësisht të përkushtuara. Mendoj se ambasadori (Jeffrey) Hovenier (ambasadori i SHBA-së në Kosovë, ed.nov) e ka thënë më së miri – kjo e ndërlikon kapacitetin tonë për të ndihmuar Kosovën të integrohet në komunitetin transatlantik.” – ka thënë ai.

Tutje, Escobar ka përmendur edhe vendet që s’e njohin pavarësinë e Kosovës, e të cilat sipas tij kur shohin që shteti ynë nuk përmbush obligimet, e vështirëson edhe mbrojtjen e argumenteve për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare.

Pyetur mbi çështjen e dinarit, ai ka folur fillimisht për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, i cili, sipas tij përfshin edhe zgjidhjen e çështjes së dinarit.

“Ka dy gjëra të rëndësishme për këtë: njëra është se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe – formimi i së cilës është obligim dhe për ne duhet të përmbushet – përfshin zgjidhjen e çështjes së dinarit në mënyrë transparente, elektronike në në përputhje me ligjet e Kosovës. Dhe ne e mbështesim atë. Me fjalë të tjera, ky është një problem që do të zgjidhej përmes Komunitetit. Kemi disa shqetësime për këtë: i pari është ndryshimi i papritur i ligjit. Institucionet përgjegjëse nuk i befasojnë qytetarët e tyre me ndryshime administrative që do të prishin jetën e tyre të përditshme.” – është shprehur ai.

Emisari amerikan i ka bërë të qarta pritshmëritë që kanë nga Serbia, duke thënë se duhet të nxjerren para drejtësisë përgjegjësit për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Bajnskë të Zveçanit.

“Ka pritshmëri të qarta nga Beogradi në dialog dhe ata përmbushën disa gjëra, si pranimi i targave dhe dokumenteve doganore të Kosovës. Dhe ne duam që Serbia ta bëjë këtë duke e futur në mënyrë të pakthyeshme dhe formale në ligje apo rregullore. Kjo pritet nga Serbia. Por ka disa gjëra të tjera që janë premtuar dhe nuk janë bërë – për shembull nxjerrja para drejtësisë e atyre që janë përgjegjës për pjesëmarrjen në sulmin në Banjska më 24 shtator. Nuk është pjesë e dialogut, por është shumë e rëndësishme për pajtimin rajonal.” – u shpreh ai.

të fundit

Kurti shpall fitoren në zgjedhje: Fitoi populli i Kosovës dhe Republika! Ftoj partitë opozitare për bashkëpunim në Kuvend

Kreu i LVV-së, Albin Kurti, shpalli fitoren në zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe tha se kjo është fitorja “më e…

8 minutes ago

KQZ e Kosovës shpall rezultatet paraprake, LVV-ja fiton zgjedhjet me mbi 49%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatin preliminar të zgjedhjeve dhe Lëvizja Vetëvendosje është fituesja e zgjedhjeve me 49.80 për…

27 minutes ago

Lumir Abdixhiku pranon humbjen në zgjedhje: Mbaj përgjegjësinë e plotë për rezultatin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se merr përgjegjësinë për rezultatin e dobët të arritur…

29 minutes ago

Përfundon numërimi në katër komuna/ Me diferencë të madhe votash, LVV kryeson në tri prej tyre

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po vazhdon me numërimin e votave nga vendvotimet. Deri më tani janë numëruar 90,89% e…

54 minutes ago

Kurti drejt qeverisjes i vetëm! Numërohen mbi 90% e votave në zgjedhjet e parakohshme: LVV forcë e parë në 24 komuna

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka dalë parti e parë në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në 24 komuna të Republikës së Kosovës.…

1 hour ago

Numërohen 70% e vendvotimeve në Kosovë, Kurti prin me mbi 50% të votave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, tashmë është duke publikuar rezultatet nga zgjedhjet e parakohshme të mbajtura sot. Deri më tani, nga…

2 hours ago