Emisari i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, në një intervistë për “tanjug” ka folur për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Peach ka thënë se Britania e Madhe e përkrah dialogun dhe se procesi duhet të shkojë drejt krijimit të një ardhmeje multietnike dhe respektit të ndërsjellë, transmeton Gazeta Express.
I pyetur se si duhet të duket procesi i dialogut, Peach ka thënë se shembull i mirë për këtë është Marrëveshja e Belfastit apo që njihet ndryshe si “Marrëveshja e të Premtes së Mirë”, marrëveshje që mundësoi paqen në Irlandë të Veriut para 25 vitesh.
Peach ka thënë se kjo marrëveshje është një mësim i mirë për pajtim, pasi palët kishin bërë lëshime dhe negociata.
“Dhe ky është një mësim i mirë për pajtim. Bëhet fjalë për lëshime, ka të bëjë me negociata, por mbi të gjitha ka të bëjë me vazhdimin e dialogut”, ka thënë Peach.