Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Besianë Musmurati, ka bërë të ditur se në sheshin “Skënderbeu” do të vendoset një ekran i madh, përmes të cilit qytetarët do të mund ta ndjekin drejtpërdrejt seancën gjyqësore në Hagë.
None found
Në një intervistë për Ekonomia Online, ajo tha se Komuna e Prishtinës ka organizuar një sërë aktivitetesh në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po mbahen në Hagë, dhe shprehu shpresën se data 16 do të sjellë lirinë e tyre.
Musmurati njoftoi se aktivitetet kanë nisur me “Orën e Pritjes”, e cila u zhvillua fillimisht në Prishtinë dhe më pas u shtri nëpër të gjitha komunat e Kosovës. Ajo përmendi gjithashtu një mural të zbuluar në lagjen Ulpiana, ku paraqiten portretet e katër ushtarëve të UÇK-së, të identifikuar përmes figurave të krerëve që ndodhen në Hagë. Ky mural u realizua nga artistja Orange Girl dhe, sipas Musmurati, u shpalos në emër të qytetarëve të pafajshëm të Prishtinës, ndërsa u nënshkrua nga drejtorët e Komunës së Prishtinës dhe qytetarë të ndryshëm.
Përveç kësaj, ajo kujtoi edhe ekspozitën e fotoreporterit të luftës, Visar Kryeziu, e cila vijon të jetë e hapur në Pallatin e Rinisë dhe ftoi qytetarët që ta vizitojnë.
Sa i përket aktivitetit kryesor, Musmurati theksoi se më 12 shtator do të mbahet marshi i organizuar nga “Liria ka emër”, të cilin Komuna e Prishtinës do ta mbështesë fuqishëm. Ajo ftoi të gjithë qytetarët e Prishtinës që të marrin pjesë në këtë marsh, i cili do të nisë në orën 14:00 në sheshin “Skënderbeu”. Ajo shtoi se të gjitha përgatitjet për këtë marsh janë duke u kryer.
Musmurati bëri të ditur se kryetari i Prishtinës e ka pranuar ftesën për të qenë i pranishëm në marshim, ndërsa janë ftuar gjithashtu të gjithë asamblistët e partive politike, meqë, siç tha ajo, lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk njeh dallime partiake.
Ajo njoftoi se për seancën gjyqësore do të organizohet vendosja e një ekrani të madh në sheshin “Skënderbeu”, ku do të ftohen qytetarët dhe mediat që ta ndjekin live seancën. Organizimi do të bëhet në bashkëpunim me Organizatën e Veteranëve të UÇK-së dhe do të jetë i hapur për të gjithë.
Ajo shprehu shpresën se pas seancës do të ketë arsye për të festuar bashkërisht, por paralajmëroi se në rast të kundërt nuk do të ketë qetësi as në Prishtinë e as në pjesën tjetër të Kosovës. “Shpresojmë për një vendim të drejtë dhe të duhur në favor të liderëve tanë që po mbahen atje”, u shpreh ajo.
Ultrasit e Napolit, kanë protestuar sërish kundër presidentit Aurelio De Laurentis. Tensioni mes palëve vazhdon prej vitesh, ndërsa këtë herë…
Zv.presidenti amerikan JD Vance ka përmendur të ardhurat nga tarifat si një prej mënyrave për të financuar premtimin e Donald…
Forcat e armatosura amerikane kanë goditur një tjetër anije të dyshuar për përfshirje në trafikun e drogës në Detin e…
Ekspertë për Gjermaninë në Kinë kanë analizuar marrëdhëniet dypalëshe me Berlinin dhe kanë kritikuar mungesën e një politike të jashtme…
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) në takimin e 372-të, të enjten, ka zgjedhur Kreshnik Kaçiun kryetar të Gjykatës Administrative. Në proces…
Qendra për Menaxhim me Kriza informon se deri në orën 07:30 janë regjistruar gjithsej 31 zjarre në ambient të hapur,…