Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, u ka bërë apel qytetarëve që të marrin pjesë në marshin që do të zhvillohet më 12 shtator në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
None found
Përmes një publikimi në Facebook, ai ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve për tubimin në solidaritet me ish-krerët e UÇK-së, të cilët po qëndrojnë në paraburgim në Hagë.
Lladrovci ka njoftuar se tubimi do të nisë në orën 14:00, duke theksuar se pjesëmarrësit do të mblidhen për të përkrahur liderët e luftës dhe të paqes.
“Gjithmonë të bashkuar për lirinë, për UÇK-në. Liri për çlirimtarët!”, ka shkruar ai në mesazhin e tij.
Marshi mbahet në mbështetje të katër ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, pak para shpalljes së vendimit përfundimtar më 16 shtator në Hagë.
Dashi Në ditë si kjo e sotmja do të ishte mirë të mendoni për të ardhmen afatgjatë, edhe pse ka…
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka bërë të ditur rezultatet nga zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar. Ai…
Mbi 200 mijë persona kanë mbushur rrugët e Amsterdamit në Holandë, në një protestë masive kundër ofensivës izraelite në Gaza.…
Një ngjarje e rëndë është zbuluar në zonën e Agios Panteleimonas, në Athinë, ku trupi i pajetë i një gruaje…
Bordi i Nvidia-s do të nisë një hetim për të vërtetuar nëse CEO i kompanisë, Jensen Huang, ishte shënjestër e…
Fermín López ka minimizuar gjasat e tij për të konkurruar me Raphinhan për trofeun e Pichichit, pasi shënoi dy gola…