Categories: kosovë

Aktgjykimi ndaj krerëve të UÇK-së do të ndiqet në ekran të madh në sheshin “Skënderbeu

Prishtina po përgatitet për 16 shtatorin, ditën kur Gjykata Speciale në Hagë pritet të shpallë aktgjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Në sheshet dhe hapësirat publike të kryeqytetit janë vendosur flamuj e simbole të UÇK-së, ndërsa Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se seanca do të transmetohet drejtpërdrejt në ambient të hapur, në sheshin “Skënderbeu”.

Të lidhura

None found

Me afrimin e datës së vendimit, qendra e Prishtinës ka marrë një pamje të veçantë. Përveç vendosjes së simboleve të UÇK-së në pjesë të ndryshme të qytetit, në sheshin kryesor kanë nisur përgatitjet për aktivitetet që do të zhvillohen gjatë shpalljes së aktgjykimit.

Në ekranin e madh, numërimi mbrapsht i afron qytetarët me momentin e vendimit që pritet të merret në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Në Prishtinë dhe në sallën e gjyqit në Hagë, pritja lidhet me verdiktin për katër ish-krerët e UÇK-së, ndërsa në kryeqytet po bëhen përgatitje edhe për kthimin e tyre të mundshëm.

Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Besiana Musmurati, ka deklaruar se seanca do të ndiqet së bashku me qytetarët dhe organizatat e dala nga lufta.

“Do ta organizojmë në një mënyrë me një ekran shumë të madh ku do të ftojmë të gjithë qytetarët që ta shikojmë së bashku seancën bashkë me organizatat e dala nga lufta edhe bashkë shpresojmë që do të festojmë pas vendimit më 16”, ka thënë Musmurati.

Me shqetësim po e presin vendimin edhe në Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së. Përfaqësuesit e saj kërkojnë që gjykimi të mbështetet te provat dhe faktet, pa ndikime politike.

Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Gazmend Syla, ka thënë se organizata e konsideron Gjykatën Speciale të padrejtë që prej themelimit dhe se, sipas tij, ajo është larguar nga misioni fillestar.

“Si OVL-UÇK me ju tregu të drejtën në ankth po i presim këto ditë deri në më datën 16, ne gjatë gjithë kohës e kemi thënë që kjo gjykatë është e padrejtë, qysh kur është themeluar, pastaj e kemi parë që kjo gjykatë ka devijuar nga misioni për çka është themeluar, ju e dini që kjo gjykatë është themeluar mbi raportin e Dick Martyt, pastaj ky raport nuk përmendet fare më prej kur fillon procesi gjyqësor e themi lirisht nëse kjo gjykatë do të thirret mbi bazën e provave dhe fakteve jemi të bindur që bashkëluftëtarët tonë më 16 shtator do të jenë në shtëpitë e tyre”, ka thënë Syla.

Pritja për aktgjykimin ka nisur edhe jashtë Prishtinës. Në disa komuna të Kosovës është vendosur “Ora e pritjes”, e cila numëron mbrapsht deri në shpalljen e verdiktit në Hagë.

të fundit

Owono pezullohet për 12 ndeshje pas ndërhyrjes që i mori jetën Jesus De Miguelit

Portieri i Andorrës, Jesus Owono, është dënuar me 12 ndeshje pezullim nga Komiteti Disiplinor i Federatës Mbretërore të Futbollit të…

4 hours ago

Trump expected to meet Xi and Putin in China, with nuclear arms control in focus

Presidenti amerikan Donald Trump pritet të zhvillojë një takim trepalësh me presidentin kinez Xi Jinping dhe atë rus Vladimir Putin,…

4 hours ago

Kallas: EU enlargement has geopolitical significance, Albania among countries close to membership

Bashkimi Evropian po vijon përpjekjet për të çuar përpara procesin e zgjerimit, ndërsa Shqipëria renditet mes vendeve që konsiderohen pranë…

4 hours ago

Besiktasi synon Brahim Diazin në janar, pret të atin për tri ditë në Stamboll

Besiktasi ka ndërmarrë një hap të ri në përpjekjet për të transferuar yllin e Real Madridit, Brahim Diaz, gjatë afatit…

5 hours ago

Audi A2 E-Tron mund të përdoret edhe për furnizimin me energji të shtëpisë

Audi ka prezantuar një funksion të ri për modelin kompakt elektrik A2 E-Tron, duke mundësuar që bateria e automjetit të…

5 hours ago

Interior Ministry: 19-year-old from Koçani recorded a young woman without her consent and threatened to publish the footage

Padi penale për ngacmim seksual dhe keqpërdorim të regjistrimeve të personave të tjerë me përmbajtje eksplicite seksuale janë ngritur kundër…

5 hours ago