kosovë

E pabesueshme/ Serbët “kthejnë pllakën”: Dhjetëfishohen aplikimet për pasaportën e Kosovës!

Liberalizimi i vizave ka nxitur interesin e serbëve lokalë për t’u pajisur me pasaporta të Republikës së Kosovës.

Sipas mediave në Prishtinë, që prej 1 janarit kur liberalizimi hyri në fuqi, numri i aplikimeve nga komuniteti serb është dhjetëfishuar, çka duket është konfirmuar nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Të lidhura

None found

“Gjatë vitit 2024, në komunën e Mitrovicës së Veriut kanë aplikuar 325 serbë, Zveçan 69, Zubin Potok  94 dhe Leposavic 90 aplikues. Ndërsa gjatë vitit 2021, 2022 dhe 2023, numri i aplikimeve në këto komuna ishte 52”, thanë burime të saj. Një i ri serb shprehet se e konsideron një mundësi mjaft të mirë atë të udhëtimit me pasaportën e Kosovës.

“Do të kemi dy dokumente, akoma edhe më mirë”, ka thënë ai për TËVË 1. Liberalizimi i vizave u mundëson qytetarëve të Kosovës, që kanë pasaporta biometrike, të qëndrojnë deri në 90 ditë – brenda gjashtë muajsh – në cilindo nga 27 shtetet anëtare të zonës Schengen. Udhëtimet pa viza shërbejnë për vizita turistike, çështje familjare ose të ngjashme. Megjithatë, liberalizimi i vizave nuk nënkupton leje pune apo përfitime të tjera.

Kosova ishte vendi i fundit i Ballkanit Perëndimor, qytetarët e të cilit deri më 1 janar të këtij viti nuk mund të lëviznin lirshëm në zonën Schengen.

të fundit

SHBA dhe Izraeli asgjësojnë në ajër raketat iraniane që synonin Jordaninë; shpërthime të fuqishme në rajonin e Detit të Kuq

Sipas një vlerësimi paraprak të ushtrisë izraelite (IDF), raketat balistike iraniane që kishin si objektiv qytetin jordanez Aqaba u kapën…

12 minutes ago

Shpërndarja e 50 mijë litrave ujë të pijshëm falas nis në Gostivar

Qeveria e Maqedonisë së Vaeriut ka vendosur që nga sot dhe në ditët në vijim t’u sigurojë 50.000 litra ujë…

13 minutes ago

Diplomati gjerman bën thirrje për formimin e shpejtë të qeverisë në Kosovë, paralajmëron rrezikun e bllokimit politik

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Reiner Rudolph, ka bërë thirrje që institucionet e reja të vendit të formohen sa më…

15 minutes ago

Argjentina me një shtysë shtesë në finalen e Botërorit ndaj Spanjës, Messi kërkon të thyejë mallkimin e kampionëve në fuqi

Argjentina/ Enzo Fernandez, Leo Messi, Lautaro MartinezArgjentina është në kërkim të trofeut të dytë radhazi në Kupën e Botës dhe…

19 minutes ago

Një shfaqje historike në finalen e Botërorit 2026: Koncert me yje botërore gjatë pushimit të ndeshjes

Finalja e Kupës së Botës 2026 mes Spanjës dhe Argjentinës, që zhvillohet këtë të diel në stadiumin MetLife në New…

25 minutes ago

Opel car shattered! Details from the deadly collision on Çermë-Divjakë road, 39-year-old killed, 5 injured

Një aksident tragjik është regjistruar në aksin nacional Çermë–Divjakë, në fshatin Çermë-Shkumbin, ku një përplasje ballore mes një automjeti tip…

25 minutes ago