Duke filluar nga dita e sotme, Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka nisur furnizimin e qytetarëve të Gostivarit me 50.000 litra ujë të pijshëm në ditë, pa pagesë.
None found
Masa synon të plotësojë nevojat elementare të banorëve gjatë periudhës sa janë aktive udhëzimet dhe rekomandimet e organeve përgjegjëse, bënë të ditur zyrtarët qeveritarë.
Për shpërndarjen e ujit do të kujdeset Shërbimi për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta pranë Qeverisë, përmes këtyre adresave:
– Ndërmarrja “Menaxhimi i Ujërave” – Gostivar, rruga JNA nr. 139
– Kopshti i fëmijëve “Prolet”, rruga Beliçica nr. 47
– Shkolla e Mesme Ekonomike – Gostivar, rruga Zhivko Brajkovski nr. 39
– Parku Kombëtar Pyjet – Dega “Shar” Gostivar, rruga Braqa Xhinoski nr. 165
– SHA EMV – Dega te garazhet, rruga Ilindenska
– Spitali i Përgjithshëm “Ferid Murad” – parkingu, rruga Çede Filipovski nr. 29
– Reparti Territorial i Zjarrfikësve – Gostivar, rruga Beliçica nr. 35
Ndërkohë, nga ekzekutivi theksuan se institucionet përkatëse po kryejnë verifikime të hollësishme, analiza laboratorike dhe hetime të thelluara për të zbardhur shkaqet e situatës së krijuar.
“Presim sqarim të plotë të ngjarjes dhe secili që rezulton fajtor do të përballet me pasojat ligjore. I ftojmë qytetarët të zbatojnë me përpikëri udhëzimet e autoriteteve dhe të informohen vetëm nga burimet zyrtare, në mënyrë që të kenë njoftime të sakta dhe në kohë reale”, thuhet në deklaratën qeveritare.
Prioritet kryesor i Qeverisë mbetet ruajtja e shëndetit publik, reagimi i menjëhershëm institucional dhe tejkalimi i plotë i kësaj faze, ndërsa do të vijojnë të ndërmerren të gjitha hapat e domosdoshëm për të mbështetur popullatën deri në rikthimin e normalitetit.
Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja, ka bërë të ditur se ambasada është angazhuar për kthimin në…
Prodhuesit e automjeteve elektrike kanë bërë çmos për të zgjidhur problemin më të madh për automjetet elektrike me performancë të…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, u takuan për herë të parë pas muajsh tensionesh…
Qytetarët janë mbledhur një orë para nisjes së seancës në Kuvend për të pritur deputetët që do të hyjnë në…
Ylli i Kosovës Albion Rrahmani e ka tundur menjëherë rrjetën në debutim për skuadrën italiane Venezia.Rrahmani shënoi në miqësoren kundër…
Djed Spence dëshiron të largohet nga Tottenhami gjatë kësaj vere për t'iu bashkuar Interit, sipas raportimit të “La Gazzetta dello…