kosovë

Dyshohen se kanë kryer akte terroriste, ngrihet aktakuzë ndaj pesë personave në Kosovë

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur të enjten aktakuzë kundër pesë personave për shtytje në kryerjen e veprave terroriste dhe posedim të paautorizuar të armëve.

Ata janë arrestuar nga autoritetet e sigurisë në maj të vitit 2023.

Të lidhura

None found

Sipas aktakuzës, të pandehurit, me inicialet L.B, B.V, E.B, A.H dhe A.S, kanë shpërndarë mesazhe te personat tjerë, duke nxitur kryerjen e akteve terroriste.
Të pandehurit L.B dhe B.V. janë akuzuar edhe për mbajtje në pronësi dhe posedim të paautorizuar të armëve.

Pas arrestimit, Policia pati sekuestruar revole, armë automatike, armë rekreative pneumatike dhe disa pajisje elektronike.

 

 

Policia pati thënë, po ashtu, se të arrestuarit kanë qenë edhe më herët të përfshirë në vepra penale të kryera në rajonin e Pejës.

Sipas ligjeve në Kosovë, për vepra terroriste dhe kundër rendit kushtetues parashihen dënime të ndryshme.

Që nga viti 2015, në Kosovë ndalohet, po ashtu, pjesëmarrja në luftëra të huaja – për të cilën vepër parashihen dënime deri në 15 vjet burgim.

të fundit

Oqeanet arrijnë temperaturën rekord prej 21,1 gradësh Celsius

Oqeanet e botës kanë shënuar temperaturën mesatare më të lartë që nga fillimi i matjeve në vitin 1979. [...]Read More...

5 minutes ago

CNN: Shërbimi Sekret heton videon iraniane që kërcënon Barron Trump

Shërbimi sekret amerikan është në dijeni të një videoje të transmetuar nga televizioni shtetëror iranian, e cila duket se kërcënon…

5 minutes ago

Mickoski: Përshkallëzimi në Gjirin Persik mund të zgjasë vite, qeveria po përgatit masat

Pavarësisht rritjes së fundit të çmimeve të derivateve të naftës në Maqedoni, kryeministri Hirstijan Mickoski thotë se vendi ynë sërish…

6 minutes ago

No decision to exclude primaries / Next local elections, Alimehmeti or an independent candidate for Tirana? Here is how Sali Berisha responds

Në një kohë kur vitin e ardhshëm pritet të zhvillohen zgjedhjet për kryetar bashkie, kreu i PD-së, Sali Berisha, thotë…

8 minutes ago

Iran Challenges Trump’s Sanctions as Hegseth Does Not Rule Out Military Strikes

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, tha se Shtetet e Bashkuara nuk e përjashtojnë përdorimin e forcës ushtarake kundër Iranit.…

9 minutes ago

Saudi media: US proposes lifting blockade and sanctions against Iran in exchange for reopening the Strait of Hormuz

Shtetet e Bashkuara thuhet se kanë propozuar përfundimin e bllokadës detare të porteve iraniane dhe heqjen e sanksioneve ndaj Teheranit…

9 minutes ago