kosovë

Katër persona në Kosovë shpallen fajtorë për terrorizëm

Katër persona janë shpallur fajtorë për vepra penale që lidhen me terrorizmin apo kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës.

Gjykata Themelore në Prishtinë shpalli aktgjykimin ndaj të akuzuarve me iniciale A.Gj, E.S, N.S dhe M.B për veprën penale “Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”.

Të lidhura

None found

Sipas njoftimit, E.S, M.B dhe A.Gj u gjetën fajtorë edhe për veprën “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. I akuzuari N.S u gjet fajtor për veprën “lehtësim dhe financim i terrorizmit”.

Për shkak të mungesës së provave, A.Gj është liruar në mungesë provash nga vepra penale “Moslajmërimi i përgatitjes së veprave penale”.

Seanca për caktimin e dënimit është caktuar për 25 janar.

Aktakuza ndaj katër të akuzuarve ishte ngritur në dhjetor të vitit 2022. Atëbotë, Prokuroria Speciale e Kosovës kishte njoftuar se katër personat akuzoheshin se nga marsi i vitit 2021 deri në tetor të po atij viti, kishin bërë përpjekje të krijonin një strukturë organizative “për kryerjen e akteve terroriste në Kosovë”.

Sipas aktakuzës, katër të pandehurit kishin kontaktuar me një person që kishte një gradë të lartë “në organizatën terroriste Shteti Islamik” dhe ishin angazhuar që të siguronin armatime të ndryshme.

Dy prej të pandehurve, sipas Prokurorisë Speciale, u akuzuan se kishin fshehur armë të zjarrit dhe municion të llojeve të ndryshme, të cilat i kishin vendosur në bure të plastikës dhe i kishin groposur.

Sipas ligjeve në Kosovë, për vepra terroriste dhe kundër rendit kushtetues parashihen dënime të ndryshme.

Që nga viti 2015, në Kosovë po ashtu ndalohet pjesëmarrja në luftëra të huaja dhe sipas ligjit, parashihen dënime deri në 15 vjet burgim.

të fundit

Zemaj kundër kandidaturës së Sejdiut për president: LDK-ja nuk është pronë e askujt

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, në kohën kur ai, së bashku me…

5 minutes ago

Kosova përfundon pjesëmarrjen në ‘Taranto 2026’ me rekord historik prej nëntë medaljesh

Nëntë medalje, prej tyre dy të arta, tri të argjendta dhe katër të bronzta është bilanci i suksesit të ekipit…

6 minutes ago

Meksika në zi, ekzekutohet muzikanti i njohur së bashku me familjen dhe dadon

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Meksikën, ku një muzikant i njohur, gruaja e tij shtatzënë, vajza e tyre 3-vjeçare…

17 minutes ago

Humb jetën shoferi në Ohër, automjeti mori flakë pasi goditi qentë endacakë

Një person ka humbur jetën në një aksident trafiku që ndodhi dje në autostradën Ohër-Kërçovë, në dalje nga Ohri pranë…

18 minutes ago

Tragjedi në Meksikë/ Ekzekutohet muzikanti i njohur bashkë me gruan shtatzënë, vajzën 3-vjeçare dhe dadon

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Meksikën, ku një muzikant i njohur, gruaja e tij shtatzënë, vajza e tyre 3-vjeçare…

23 minutes ago

Këlliçi ironizon Ramën: Greqia, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi ulin çmimet për ta nxjerrë keq, por verën 33 mijë euro nuk e konkurron askush

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka ironizuar kryeministrin Edi Rama lidhur me masat e ndërmarra së fundmi nga vendet…

25 minutes ago