Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Dritan Goxhaj, ka folur për ngjarjet para vrasjes së Ilir Konushevcit. Ai ka vënë në dyshim rolin e personave që, sipas tij, e shoqëronin atë ditë, si dhe ka kërkuar sqarime për armatimin e lidhur me rastin.
Goxhaj pretendon se pas automjetit të Konushevcit udhëtonte një makinë tjetër, ku ndodheshin dy persona që ai i cilëson si oficerë të SHIK-ut.
None found
“Ishin dy persona të SHIK-ut, dy oficerë të SHIK-ut. Të dy personat, dy oficerë të SHIK-ut, që e kanë shoqëruar atë ditë Ilir Komishecin me një makinë mbrapa. Kjo ishte makina e dytë, jo makina e parë, kur e sulmuan Ilir Konushevcin”, është shprehur Goxhaj.
Sipas tij, pas ngjarjes, këta persona u larguan dhe nuk dhanë dëshmi.
Goxhaj ka përmendur edhe Fatos Klosin e Xhavit Alitin. Ai thotë se personat që shoqëronin Komishecin ishin caktuar nga Klosi, pas një kërkese të Alitit.
Ai kërkon gjithashtu të sqarohet se kush e mori armatimin që, sipas pretendimit të tij, u largua pas ngjarjes dhe çfarë ndodhi më pas me të.
“Armatimin e morën sërish, e morën mbrapa këta njerëz të SHIK-ut dhe ia dhanë përsëri Xhavit Alitit”, ka deklaruar Goxhaj.
Më tej, ai ka ngritur pyetje për destinacionin e armëve: “Çfarë bënë me armatimin? Kush shkoi? Pse u tentua të rishitej ai armatim?”
Goxhaj kërkon të bëhet e ditur edhe se kush mori pjesë në bisedat për Ilir Komishecin dhe çfarë u diskutua aty lidhur me armatimin.
Nga dita e sotme, 1 tetor 2026, hyn në zbatim të plotë Marrëveshja e Tregtisë së Lirë ndërmjet Kosovës dhe…
Cristiano Ronaldo (41 vjeç) është sërish në qendër të vëmendjes, por këtë herë për shkak të një drame që mund…
Të shtunën, Dejan Jovanov-Deko, i dyshuari kryesor për vdekjen e 63 personave në diskotekën "Pulse", lirohet nga paraburgimi. Gjykata do…
Një numër i madh qytetarësh nga e gjithë Kosova dhe trojet e tjera pritet të bashkohen sot në protestën e…
PDK-ja ka propozuar ndryshime në Ligjin për Dhomat e Specializuara, me të cilat synohen ndryshime në mënyrën e shqiptimit dhe…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.7 lekë dhe do shitet me…