Publicisti Adriatik Riza Dosti ka reaguar për situatën e fundit politike në Kosovë, duke drejtuar akuza të ashpra ndaj Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe drejtuesve të tyre.
None found
Sipas Dostit, këto forca politike dhe figurat e tyre, në emër të luftës, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe flamurit të saj, kanë qëndruar për vite në pushtet dhe kanë përfituar në dëm të Kosovës dhe qytetarëve të saj, të cilën ai e përshkruan si vendin më të varfër në Evropë.
Ai pretendon se ish-pushtetarët sot lëvizin me makina luksoze, jetojnë në Marigona Hills dhe në vila të mëdha, ndërsa janë bërë pronarë biznesesh, madje edhe bashkëpronarë me biznesmenë serbë.
Dosti shkruan se PDK-ja, AAK-ja, Bedri Hamza, Ramush Haradinaj dhe mbështetësit e tyre nuk e pranojnë rezultatin e zgjedhjeve dhe nuk e përfytyrojnë veten në opozitë, pasi, sipas tij, janë mësuar të qëndrojnë vazhdimisht në pushtet dhe e dinë se çfarë pasojash i presin pas largimit prej tij.
Publicisti i akuzon këto parti se po e lodhin dhe po e pengojnë Kosovën, duke sabotuar proceset politike dhe duke e çuar vendin nga një palë zgjedhje në tjetrën. Sipas tij, atyre nuk u interesojnë zgjidhjet, por kaosi dhe zgjedhjet e përsëritura, edhe pse e dinë se kanë humbur.
Ai përmend gjithashtu deputetin Lushtaku, të cilin e quan “cub”, duke pretenduar se kundërshtarëve politikë u janë thyer gota në kokë dhe se ata janë kërcënuar edhe me jetë.
Në reagimin e tij, Dosti citon qëndrime të opozitës se nuk ka problem me Listën Serbe, por me Lëvizjen Vetëvendosje dhe Albin Kurtin. Ai pretendon se disa prej tyre kanë deklaruar se më lehtë dhe më mirë merren vesh me Listën Serbe dhe Radojçiqin sesa me LVV-në dhe Kurtin.
Një tjetër kritikë lidhet me Gjykatën Speciale. Dosti thotë se të njëjtët politikanë e krijuan dhe e votuan këtë gjykatë, ndërsa sot ankohen se ajo po u shkakton probleme.
Ai rikthen edhe pretendimet për marrëveshje rreth ndarjes së territoreve të Kosovës, duke thënë se dikur Hashim Thaçi dhe Baton Haxhiu, së bashku me Vuçiçin, Macronin dhe Edi Ramën, zhvillonin pazare të pista për këtë çështje.
Dosti akuzon Ramush Haradinajn se, sipas tij, i ka dhënë Malit të Zi toka dhe troje të Kosovës.
Reagimi i tij përfshin edhe deputetet Gania, Bytyci, Çitaku dhe Timja, të cilat i cilëson në mënyrë fyese dhe pretendon se, të udhëzuara nga Bedri Hamza dhe Ramush Haradinaj, kanë marrë rolin e një “grupi rebel” në Kuvend.
Sipas Dostit, ato kanë shkaktuar përplasje në parlament duke hedhur vezë dhe topa letrash, duke u përleshur fizikisht dhe duke bërë edhe kërcënime për luftë.
Publicisti kritikon PDK-në dhe AAK-në edhe për qëndrimet ndaj Listës Serbe dhe Radojçiqit, duke pretenduar se disa prej tyre kanë shprehur gatishmëri për t’u marrë vesh me këto subjekte më shumë sesa me Vetëvendosjen dhe Kurtin.
Ai i akuzon këto forca se kanë heshtur për sulmin terrorist në Banjskë, ndërsa së fundmi, sipas tij, nuk kanë mbajtur qëndrim as për Urën e Ibrit dhe Manastirin e Deçanit, për të cilat përgjegjësinë e ka marrë qeveria dhe shteti i Kosovës.
Dosti pretendon se nuk ka pasur reagim as ndaj kërcënimeve publike kundër Kosovës nga zyrtarë të lartë serbë, duke përmendur Aleksandar Vuçiçin, Ivica Daçiçin, Gjuricin dhe ministren Paunoviç, të cilën e cilëson si fashiste.
Ai shpreh kritika edhe ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, duke e akuzuar për qëndrime të vazhdueshme kundër Kosovës dhe në favor të Serbisë.
Po ashtu, Dosti thotë se opozita nuk ka mbajtur qëndrim për kërcënimet e Aleksandar Vuçiçit lidhur me devijimin e rrjedhës së lumit Ibër, të cilin e konsideron një krim të rëndë të planifikuar.
Në përfundim, ai pretendon se PDK-ja dhe AAK-ja po pengojnë konstituimin e parlamentit, krijimin e qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit, duke bllokuar përparimin e Kosovës.
Sipas tij, kjo nuk po ndodh rastësisht, por lidhet me faktin se këta politikanë, siç pretendon ai, kanë përgjegjësi për dëmet që i janë shkaktuar vendit dhe duhet të japin llogari para Kosovës dhe qytetarëve të saj.
Dosti thekson gjithashtu se qytetarët nuk duhet të mendojnë se Bedri Hamza, Ramush Haradinaj, Timja apo Gania veprojnë nga shqetësimi për ta.
Ministri në detyrë i Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti ka thënë se shteti nuk ndërtohet duke u…
Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar se Shtetet e Bashkuara do të bombardojnë Omanin nëse ky vend “pengon” bisedimet e…
Një 22-vjeçar rezulton i zhdukur dhe dhjetë persona kanë mbetur të plagosur pas përplasjes së dy anijeve në brigjet e…
Katër persona janë arrestuar me dyshimin se janë përgjegjës për disa nga zjarret shkatërruese që shpërthyen javën e kaluar në…
Harry Kane ka folur për herë të parë në mënyrë konkrete për të ardhmen e tij te Bayern Munich, duke…
Prokuroria Speciale ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj Igor Markoviqit, i cili u arrestua të dielën në Zveçan…