Prokuroria Speciale e Kosovës ka finalizuar aktakuzën kundër Fatmir Shehollit, duke e akuzuar atë për dy vepra penale: “Spiunazh” dhe “Shantazh”. Materiali prej 80 faqesh përmban një sërë provash që implikojnë Shehollin në kryerjen e këtyre veprimeve të jashtëligjshme.
None found
Klan Kosova ka aksesuar dokumentacionin e plotë, i cili përshkruan se si Sheholli u angazhua në zbatimin e një plani të koordinuar nga Bojan Dimiç, një funksionar i Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Serbisë (BIA), me synim cenimin e interesave të shtetit të Kosovës.
Një pjesë e rëndësishme e provave përqendrohet në transaksionet bankare, të cilat konfirmojnë se Sheholli përfitonte në mënyrë të vazhdueshme nga pagesat që vinin nga buxheti i shtetit serb.
Sipas të dhënave të cituara në dosje, “gjatë vitit 2015, Sheholli ka marrë paga mujore të rregullta në llogarinë e tij në Komercialna Banka A.D. Beograd, nga dy entitete zyrtare të Serbisë. Bëhet fjalë për Agjencinë e Lajmeve “Tanjug” me një total prej 386.000 dinarësh, dhe nga ‘Kancelarija za Kosovo i Metohija’ një shumë prej 295.000 dinarësh, duke e çuar totalin e përfituar në 681.000 dinarë.”
Aktakuza argumenton se ky fluks i rregullt financiar, që lidhet drejtpërdrejt me institucionet e lidhura me BIA-në dhe me rolin e Shehollit, përbën një tregues të qartë të financimit të tij nga një fuqi e huaj për të vepruar kundër interesave kombëtare.
Në dokument theksohet se “në lidhje me tërësinë e provave të tjera të çështjes, përtej çdo dyshimi të arsyeshëm, vërtetohet se i pandehuri ka zhvilluar aktivitet spiunazhi në favor të BIA-së dhe në dëm të Republikës së Kosovës.”
Dy punëtorë në termocentralin bërthamor të Zaporizhias, i cili ndodhet nën kontrollin rus, janë plagosur gjatë një sulmi me dron…
Këtë të martë në Prishtinë me një seminar u festua 37-vjetori i themelimit të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, ku themeluesi i…
Tërmet në Elbasan. Lëkundja sizmike ka qenë me magnitudë 3.4 rihter dhe është ndier rreth orës 15:56 të kësaj pasditeje.…
VLEN e cilëson si një tjetër premtim të mbajtur procesin e rregullimit të statusit të punës për të punësuarit në…
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar ndryshimin e rregullave për importin e mishit të gjedhit dhe shpendëve nga Brazili, në…
Agjencia e Metrologjisë së Kosovës (AMK), në bashkëpunim me Inspektoratin Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), gjatë ditës së sotme…