kosovë

Nën akuzën e spinazhit, Fatmir Sheholli në paraburgim për 30 ditë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për Fatmir Shehollin, të dyshuar për spiunazh kundër shtetit. Gjatë ditës, në Themelore u mbajt seanca dëgjimore ndaj Shehollit, pasi paraprakisht Prokuroria Speciale e Kosovës kërkoi që ai të dërgohet në paraburgim derisa autoritetet të kryejnë hetime ndaj tij.

Sheholli u arrestua të enjten në rrethin e Prishtinës pas hetimeve disamujore kundër tij. Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, tha të enjten, pas arrestimit, se Sheholli ka pasur “hapësira të pakufizuara” në mediat e Kosovës, dhe se ai ka “bashkëpunuar me aktorë që çdo ditë punojnë e veprojnë për të minuar Republikën tonë dhe progresin e saj”.

Të lidhura

None found

Prokuroria deri tani nuk ka dhënë hollësi për atë se për kë dyshohet të ketë spiunuar Sheholli, por Sveçla la të kuptohej se ai mund të ketë spiunuar për Serbinë.

“Mbesim të përkushtuar të mbrojmë vendin tonë nga të gjitha qarqet që nuk hezitojnë ta rrezikojnë atë për çfarëdo përfitimi të tyre. Koha e spiunëve të Serbisë në Kosovë ka përfunduar. Kushdo që punon për Serbinë e kundër Kosovës do të ndiqet pa kompromis e pandalshëm”, shkroi Sveçla në Facebook.

Policia e Kosovës kreu bastisje në vendbanimin e të dyshuarit të enjten. Së voni, autoritetet në Kosovë kanë arrestuar, akuzuar e gjykuar serbë e shqiptarë nën dyshimet se po spiunonin për shërbimet e inteligjencës së Serbisë.

Në qershor, gjykata në Prishtinë e dënoi Aleksandar Vllajiqin me pesë vjet burgim, pasi ai u deklarua fajtor për akuzat se ishte përfshirë në spiunazh si anëtar i Agjencisë serbe të Inteligjencës dhe Sigurisë (BIA). Dy të dyshuar të tjerë, Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi, po gjykohen për spiunazh për Serbinë në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Ata janë deklaruar të pafajshëm për akuzat se kishin dhënë informacione tek BIA serbe për disa institucione të sigurisë në Kosovë, për UÇK-në dhe masakrën e Reçakut. Në një rast tjetër po gjykohet edhe serbja Jellena Gjukanoviqit, e cila akuzohet për spiunazh për inteligjencën serbe. Ajo e ka mohuar fajësinë.

Në Kosovë, spiunazhi përkufizohet si aktivitetet sekret i mbledhjes, transmetimit ose shpërndarjes së informacionit të ndjeshëm në një shtet, organizatë ose grup tjetër. Sipas Kodit Penal të Kosovës, spiunazhi konsiderohet krim i rëndë dhe dënohet me të paktën pesë vjet burgim, nëse i dyshuari shpallet fajtor.

Ekspertët kanë thënë se spiunazhi është kërcënim serioz për sigurinë e Kosovës dhe arrestimet e fundit vetëm sa nxjerrin në pah rrezikun e vazhdueshëm. Sipas tyre, ky aktivitet jo vetëm që destabilizon vendin brendapërbrenda, por dëmton edhe pozitën e tij ndërkombëtare. Ish-kryeinspektori i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), Burim Ramadani, e konsideron spiunazhin si një prej kërcënimeve kryesore të sigurisë kombëtare në vend./ REL

të fundit

Plagosje me armë në Pogradec, i riu me precedentë penalë përfundon në spital (EMRI)

Ditën e sotme, një plagosje me armë zjarri ka ndodhur  në Pogradec. Sipas raportimeve paraprake, i plagosur në këmbë ka…

7 minutes ago

E rëndë në Mirditë/ Ra në kontakt me energjinë elektrike, ndërron jetë 45-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Përlat i Epërm në Mirditë. Një 45-vjeçar, banues në Durrës, dyshohet se…

11 minutes ago

Flakë të fuqishme përfshijnë fshatin Llakatund në Vlorë, era përshpejton përhapjen e zjarrit

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mesditën e kësaj të hëne fshatin Llakatund të Vlorës. Siç shihet edhe…

19 minutes ago

ERC publishes new fuel prices in North Macedonia

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë…

24 minutes ago

Milloshoski: “The Left” Refuses to Sign the Proposal for Changes to the Electoral Code, Amendment on Election Advertising Funds to Be Submitted

Nënkryetari i Kuvendit dhe deputeti i OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski, i cili ishte pjesë e grupit të punës për ndryshimet në…

25 minutes ago

Putin Admits Ukrainian Drone Strikes Have Caused Fuel Shortages in Russia

Për herë të parë, presidenti rus Vladimir Putin ka pranuar se sulmet me dronë të Ukrainës mbi infrastrukturën energjetike po…

26 minutes ago