37-vjetori i themelimit të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane u shënua këtë të martë në Prishtinë me një seminar. Në aktivitet, themeluesi i saj, Joe DioGuardi, foli për vështirësitë e angazhimit në mbështetje të çështjes shqiptare, veçanërisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
None found
Ai deklaroi se kandidimi i tij për postin e kongresistit lidhej drejtpërdrejt me nevojën që shqiptarët të kishin një zë në Uashington.
DioGuardi tha se edukimi i tij katolik dhe shqetësimi për pamundësinë e këtij komuniteti për të folur në emër të vet e shtynë të kandidonte për Kongres. Ai shtoi se sot, së bashku me Shirley-n, cilësohen si babai dhe nëna e Kosovës.
“Një nga arsyet pse kandidova për Kongres ishte se po shqetësohesha gjithnjë e më shumë, nisur nga edukimi im katolik, që ky grup njerëzish të pafajshëm nuk mund të fliste për veten. Prandaj duhej të flisja unë për ta në Uashington. Sot më quajnë, së bashku me Shirley-n, babai dhe nëna e Kosovës. Nëse nuk do të kisha kandiduar për Kongres, ndoshta sot nuk do të kishte Kosovë. A e kuptoni këtë, apo po e ekzagjeroj?”, tha ai, raporton KosovaPress.
Miku i Kosovës paralajmëroi se mund të mos rikthehet më në vend nëse klasa politike nuk arrin të zgjedhë presidentin e Kosovës.
Ai u bëri thirrje politikanëve të tregojnë gatishmëri për kompromis, duke theksuar se serbët po mobilizohen. DioGuardi tregoi gjithashtu se këtë mesazh synon t’ia përcjellë kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, gjatë takimit që pritet të zhvillojë sot.
“Jam këtu sepse, Zoti na ruajt, nëse kthehem në Shtetet e Bashkuara dhe ne nuk kemi një president për Kosovën… Zoti na ruajt! Nuk do të më shihni kurrë të kthehem këtu nëse establishmenti politik – po flas për establishmentin politik tani, jo për njerëzit, jo për sistemin e drejtësisë – po flas për njerëzit që janë në krye politikisht këtu në Kosovë. Nëse nuk e shihni se çfarë po troket në derë tani, serbët po mobilizohen… Nuk e kisha menduar kurrë se do të riktheheshin në këtë mënyrë, por po rikthehen. Erdha këtu për t’u siguruar që Kosova të mos marrë fund. Por nëse nuk kemi një president nesër, Kosova ka marrë fund! Serbët po merren me këtë çështje pikërisht tani. Dhe u bëj thirrje të gjithë politikanëve të bëjnë kompromiset e nevojshme. Dhe shpresoj që t’ia përcjellim këto fjalë kryeministrit nesër, ose sot – nuk e di kur, nuk e di më as orarin tim”, tha DioGuardi, raporton KosovaPress.
Gjatë seminarit u ngrit edhe çështja e Gjykatës Speciale. Steven Poëles, avokati i specializuar në të drejtën penale dhe ish-mbrojtësi i Isak Musliut, ish-ushtar i UÇK-së i akuzuar për krime lufte kundër njerëzimit në Tribunalin për Ish-Jugosllavi, e cilësoi si skandaloze faktin që aktualisht ndiqet penalisht vetëm njëra palë e konfliktit, Kosova, dhe jo Serbia.
“Dhe vetëm në këto pak çaste të fundit, do të them disa fjalë për procedurat që vazhdojnë aktualisht në Dhomat e Specializuara të Kosovës, të cilat po zhvillojnë gjykime në Hagë ndaj anëtarëve të UÇK-së për sjellje të pretenduar gjatë periudhës 1998–2000. Është i vetmi, me sa di unë, i ashtuquajtur tribunal penal ndërkombëtar dhe është ndërkombëtar sepse ka gjyqtarë ndërkombëtarë dhe prokurorë ndërkombëtarë por është i vetmi tribunal ndërkombëtar në historinë e këtyre tribunaleve, me sa jam në dijeni, që ka ndjekur penalisht vetëm njërën palë të konfliktit. Kjo është skandaloze, kur mendon për të.”
Agim Aliçkaj, anëtar i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe veprimtar i njohur, përmendi një prej arritjeve më të rëndësishme të kësaj organizate.
Sipas tij, Lidhja ndihmoi në organizimin e takimit mes presidentit Ibrahim Rugova dhe presidentit Clinton në shkurt të vitit 1994, me angazhimin e kongresmenit Benjamin Gilman dhe Joe DioGuardi-t.
“Një nga arritjet më të rëndësishme të Lidhjes ishte ndihma për organizimin e takimit të Presidentit Ibrahim Rugova me Presidentin Clinton në shkurt të vitit 1994, përmes përpjekjeve të kongresmenit Benjamin Gilman dhe Joe DioGuardi-t. Megjithëse takimi ishte i shkurtër, ai kishte një rëndësi të jashtëzakonshme politike. Ai i dërgoi një mesazh të qartë botës se Kosova ishte bërë një çështje me rëndësi strategjike për Shtetet e Bashkuara”, tha Aliçkaj.
Seminari me temën “Një Premtim i Mbajtur: AACL dhe Rruga e Kosovës Drejt Lirisë dhe Pavarësisë” u organizua sot nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan dhe Shoqata e Miqësisë Kosovë-Izrael. Aktiviteti u mbajt për të nderuar 37-vjetorin e Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe Fondacionit Qytetar Shqiptaro-Amerikan.
Dy punëtorë në termocentralin bërthamor të Zaporizhias, i cili ndodhet nën kontrollin rus, janë plagosur gjatë një sulmi me dron…
Tërmet në Elbasan. Lëkundja sizmike ka qenë me magnitudë 3.4 rihter dhe është ndier rreth orës 15:56 të kësaj pasditeje.…
VLEN e cilëson si një tjetër premtim të mbajtur procesin e rregullimit të statusit të punës për të punësuarit në…
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzën ndaj Fatmir Shehollit, të cilin e ngarkon për dy vepra penale…
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar ndryshimin e rregullave për importin e mishit të gjedhit dhe shpendëve nga Brazili, në…
Agjencia e Metrologjisë së Kosovës (AMK), në bashkëpunim me Inspektoratin Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), gjatë ditës së sotme…