Gjatë Forumit Ministror BE–Ballkani Perëndimor për Drejtësi, që po mbahet në Budva të Malit të Zi, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, u takua me Michael McGrath, Komisionerin Evropian për Demokraci, Drejtësi, Sundimin e Ligjit dhe Mbrojtjen e Konsumatorëve.
Gërvalla njoftoi në Facebook se biseda u përqendrua te prioritetet e Republikës së Kosovës për drejtësinë dhe sundimin e ligjit, bashkëpunimi me Bashkimin Evropian dhe ecuria e vendit drejt integrimit evropian.
None found
Në takim iu kushtua rëndësi reformës në drejtësi, sidomos themelimit dhe funksionalizimit të plotë të Byrosë Shtetërore. Sipas Gërvallës, qytetarët e Kosovës e presin prej kohësh këtë mekanizëm, i cili synon të pengojë fshehjen e pasurisë së pajustifikueshme pas pushtetit.
Në postimin e saj, ajo tha se zbatimi i pakos së ligjeve të reformës më të thellë dhe më të gjerë të ndërmarrë ndonjëherë në drejtësinë e Kosovës pritet ta transformojë rrënjësisht gjyqësorin. Gërvalla theksoi se pavarësia e gjyqësorit përbën bazën e shtetit ligjor, por nuk mund të përdoret si mbrojtje për askënd të përfshirë në krim apo korrupsion.
Sipas ministres, një shtet ligjor i fortë dhe funksional kërkon reforma në drejtësi. Ajo u shpreh se Kosova po i çon përpara ato me vendosmëri, duke fuqizuar mekanizmat e drejtësisë, duke luftuar në mënyrë efektive korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe duke e bërë të pakthyeshme rrugën drejt Bashkimit Evropian. Gërvalla e lidhi të ardhmen evropiane të Kosovës me drejtësinë e fortë, shtetin ligjor dhe barazinë para ligjit.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur fjalim në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 63-të të Policisë së Kosovës…
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka përgëzuar gjeneratën e 63-të të Policisë së Kosovës, e cila diplomoi sot,…
Në prononcimin për mediat ditën e sotme, trajneri i Shqipërisë, Rolando Maran, bëri të ditur si mbrojtësi shqiptar, Ivan Balliu…
Alberto Nunez Feijoo, kandidati kryesor për kryeministër të ri të Spanjës, ka kërcënuar se vendi i tij mund të tërhiqet…
Nikolin Pali, 43-vjeçari shqiptar i arrestuar në Greqi pas gjashtë vitesh në arrati për një vrasje të dyfishtë, rezulton të…
Një mësues matematike nga Britania është dënuar me 25 vite burg dhe 8 vite të tjera me kusht pasi u…