Në 23-vjetorin e vrasjes së policëve Sabahate Tolaj dhe Isuf Haklaj, ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, i ka quajtur ata dëshmorë të demokracisë dhe ka marrë pjesë në homazhe për nder të tyre.
Homazhet u zhvilluan te lapidari në Stacionin Policor në Pejë, në vendin e rënies së tyre në Raushiq, si dhe te varret në Pobërgjë dhe Koshare. Krahas Gërvallës, morën pjesë edhe ministri Gashani, familjarë, miq e kolegë.
None found
Gërvalla kujtoi se pas çlirimit të Kosovës, Tolaj dhe Haklaj kaluan nga luftëtarë të lirisë në radhët e Policisë së Kosovës, ku vazhduan misionin për ndërtimin e një shteti demokratik dhe sundimin e ligjit.
Ajo shtoi se mëngjesin e 24 nëntorit 2003, teksa po niseshin për në krye të detyrës zyrtare, dy policët u vranë në një pritë të organizuar.
“Jo për të gjithë ata që luftuan për lirinë e Kosovës, beteja përfundoi në qershor 1999. Për disa, liria e arritur ishte vetëm fillimi i një misioni tjetër: ta bënin Kosovën shtet demokratik, ku ligji do të ishte mbi çdo interes dhe ku askush nuk do të mund ta zëvendësonte autoritetin e shtetit me pushtetin e krimit”, ka shkruar Gërvalla.
Në mesazhin e saj, ajo theksoi se kujtimi për dy policët nuk mjafton, pasi shteti ka përgjegjësi të sigurojë drejtësi për vrasjen e tyre.
“Sabahates e Isufit, Kosova, ky shtet e kjo Republikë, nuk ua ka borxh vetëm kujtimin. Ua ka borxh drejtësinë. Ua ka borxh drejtësinë e plotë. Ua ka borxh shtetin ligjor për të cilin luftuan deri në vetflijim”, ka deklaruar ajo.
Në fund, Gërvalla bëri thirrje që ideali i tyre të jetësohet përmes një Republike të fortë, demokratike dhe të konsoliduar, ku drejtësia dhe ligji janë themel i përparimit.
“Lavdi e përjetshme Sabahate Tolajt dhe Isuf Haklajt!”, përfundoi ajo.
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Las Cruces, në shtetin e New Mexico-s në Shtetet e Bashkuara të…
Microsoft ka shpallur një alarm të nivelit më të lartë, të njohur si “Kodi i Kuq”, pas problemeve të mëdha…
Victoria Beckham ka ndërmarrë një hap që shihet si përpjekje për të riparuar marrëdhëniet me djalin e saj të madh,…
Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA) dhe Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare në SHBA kanë zbuluar një ndërhyrje kibernetike në…
Një zhurmë e vazhdueshme kërcitjeje nga motori mund të jetë shenjë se rripi i transmisionit është konsumuar ose nuk funksionon…
Gazetarja Klodiana Lala, ka shpjeguar në emisionin Të Paekspozuarit në Vizion Plus, hetimet e SPAK të cilat mund të fundosin…