Categories: kosovë

Dogana synon të shtrijë skanerët X-Ray në të gjitha pikat kufitare pas Merdares

Dogana e Kosovës pritet që së shpejti ta zgjerojë përdorimin e skanerëve mobilë X-Ray edhe në vendkalimet e tjera kufitare të vendit, përfshirë ato me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, pas vënies në funksion të skanerit të parë në pikën kufitare të Merdarës.

Sipas zyrtarëve të Doganës së Kosovës, pas instalimit dhe aktivizimit të skanerit në Merdar, objektiv mbetet që gradualisht të mbulohen të gjitha pikat kryesore kufitare me pajisje moderne për kontrollin e mallrave dhe automjeteve.

Të lidhura

None found

Skaneri mobil X-Ray në Merdar është siguruar si donacion nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës përmes programit EXBS dhe është cilësuar si një nga pajisjet më moderne për kontrollin e ngarkesave dhe identifikimin e rreziqeve në kufi. Pas instalimit, Dogana e Kosovës ka kryer trajnimin e stafit dhe testimin e pajisjes para se ajo të vihej në përdorim.

Kjo teknologji lejon kontrollin e kamionëve dhe ngarkesave pa qenë e nevojshme hapja fizike e tyre, duke shkurtuar kohën e procedurave doganore dhe duke rritur mundësitë për zbulimin e kontrabandës, armëve, drogës dhe mallrave të padeklaruara.

Çështja e vendosjes së skanerëve në kufijtë e Kosovës është trajtuar prej disa vitesh. Në vitin 2024, kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar se hapja e plotë e pikave kufitare për qarkullimin e mallrave nga Serbia do të kushtëzohej me sigurimin e skanerëve modernë për kontrollin e ngarkesave. Në atë periudhë, Dogana e Kosovës kishte nisur procedurat për blerjen e skanerëve mobilë, ndërsa partnerë ndërkombëtarë kishin ofruar mundësinë e donacioneve për këto pajisje.

Po ashtu, në tetor të vitit 2024, autoritetet kishin njoftuar se pikat e tjera kufitare do të hapeshin dhe do të pajiseshin me skanerë sapo të sigurohej infrastruktura e nevojshme teknologjike.

Sipas Doganës së Kosovës, zgjerimi i rrjetit të skanerëve në pikat kufitare me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe vendkalimet e tjera ndërkombëtare pritet të forcojë sigurinë kufitare, të përshpejtojë procedurat doganore dhe të lehtësojë lëvizjen e mallrave në hyrje dhe dalje të vendit.

të fundit

PD kërkon mocion me debat për protestën, përplasje e fortë në Konferencën e Kryetarëve mes Bardhit dhe Ballës

Partia Demokratike ka kërkuar zhvillimin e një mocioni me debat në lidhje me protestën që vijon prej ditësh në kryeqytet…

17 minutes ago

Man from Skopje arrested in Kriva Palanka on suspicion of trying to defraud an elderly woman

MPB Maqedoni njofton se dje (24.06.2026) rreth orës 11:30 në Kriva Pallankë, oficerët e policisë nga Sektori i Punëve të…

19 minutes ago

CEC says when election results are expected to be certified

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se ky institucion është duke pritur përfundimin e…

19 minutes ago

Hearing Begins Against Three Defendants in the Triple Murder in Gllogjan, Final Statements Expected

Në Gjykatën Themelore në Pejë ka nisur sot seanca gjyqësore ndaj tre të akuzuarve në rastin e vrasjes së trefishtë…

20 minutes ago

Ina Zhupa publikon video nga Banjat e Bënjës: 2 milionë euro publike për një ndërhyrje që, sipas saj, po i shkatërron

Deputetja e Partisë Demokratike dhe Kryetarja e Komisionit të Kulturës, Turizmit dhe Diasporës Ina Zhupa ka reaguar ashpër ndaj ndërhyrjeve…

20 minutes ago

Police operation in Peja over suspicions of illegal gambling at a venue

Pas pranimit dhe trajtimit të informacioneve relevante se në një lokal në rrugën “Mehmet Akif Peja” në qytetin e Pejës,…

21 minutes ago