Categories: kosovë

Diplomatët komentojnë rekomandimin e BE-së për Serbinë: çfarë sinjali jep për Kosovën?

Komisioni Evropian pritet t’u dorëzojë vendeve anëtare të Bashkimit Evropian një rekomandim me shkrim, ku vlerësohet se Serbia i ka plotësuar kushtet për hapjen e Klasterit 3 në kuadër të negociatave për anëtarësim në BE. Burime të besueshme në Bruksel i kanë konfirmuar Radios Evropa e Lirë se propozimi do të jetë që ky grup kapitujsh negociues të çelet gjatë muajit korrik.

Të lidhura

None found

Klasteri 3 konsiderohet një segment me peshë në rrugën integruese të Serbisë drejt BE-së. I njohur si “Konkurrueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse”, ai përfshin fusha të rëndësishme si transformimi digjital, politika ekonomike dhe monetare, tatimet, arsimi dhe kultura, shkenca dhe kërkimi, si edhe çështje që lidhen me punësimin dhe politikat sociale.

Sidoqoftë, fjala e fundit nuk i përket Komisionit Evropian. Hapja e këtij klasteri kërkon miratimin unanim të të gjitha shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, të cilat do ta shqyrtojnë rekomandimin në ditët në vazhdim.

Edhe pse Komisioni Evropian ka dhënë një sinjal pozitiv, më herët disa vende anëtare kanë shfaqur rezerva për avancimin e Serbisë në negociata, duke kërkuar hapa më të prekshëm në reformat demokratike, si dhe përparim në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Për pasojë, mbetet ende e paqartë nëse propozimi do ta sigurojë mbështetjen unanime të vendeve anëtare dhe nëse Klasteri 3 do të hapet gjatë këtij muaji.

Lama: Përsa i përket raporteve me Kosovën, Serbia mbetet destabilizuese, por është e qartë se BE përdor si ‘shkopin’, edhe ‘karrotën’ me Serbinë

Ish-ambasadorja Alma Lama tha për “Bota sot” se rekomandimi për hapjen e Kapitullit 3 të negociatave me Serbinë ka të bëjë me reformat e brendshme dhe jo me Kosovën.

Sipas saj, ndonëse Serbia duket se ka përmbushur disa kritere formale, ajo mbetet ende larg harmonizimit me politikën e jashtme të BE-së, veçanërisht për shkak të qëndrimit të saj prorus.

“Së pari Serbia është pjesë e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian. Kapitulli i tretë që ka rekomanduar Komisioni që të hapet nuk lidhet me Kosovën, por me reforma të brendshme në Serbi, siç është gjyqësori, mediat dhe korniza ligjore për zgjedhjet, dhe formalisht duket se i ka plotësuar kriteret. Përsa i përket përputhjes me politikën e jashtme të BE-së në raport me Ukrainën dhe Rusinë, Serbia mbetet larg dhe i vetmi vend në rajon që mban qëndrim prorus”, deklaroi ajo.

Më tej, Lama vlerësoi se Serbia vazhdon të luajë rol destabilizues ndaj Kosovës, por nënvizoi se Bashkimi Evropian po përdor njëkohësisht edhe presionin, edhe nxitjen në qasjen ndaj Beogradit.

“Përsa i përket raporteve me Kosovën, Serbia mbetet destabilizuese, por është e qartë se BE përdor si shkopin, edhe karrotën me Serbinë. Hapja e kapitujve të negocimit është një proces që duhet ta miratojnë të gjitha shtetet e BE-së, prandaj kjo nuk është një punë e kryer, ndërkohë prova e sundimit të ligjit vjen pas hapjes së kapitujve, ku kriteret duhet të plotësohen në mënyrë rigoroze”, theskoi ajo.

Arifi: Megjithatë i takon MPJD të Kosovës që të bëj punën e vet e të mos befasohemi

Në të njëjtën linjë, edhe ish-ambasadori Avni Arifi u shpreh se, megjithëse Komisioni Evropian ka propozuar hapjen e Cluster 3, mbetet e vështirë që ky propozim të marrë mbështetjen e të gjitha vendeve anëtare të BE-së. Ai kërkoi po ashtu angazhim më të madh nga MPJD-ja e Kosovës.

“E vertetë se Komisioni ka propozuar hapjen e Cluster 3 si rezultat i disa reformave që shteti serb ka bërë në fushën e lirisë së mediave, ligje të caktuara si dhe bashkëpunimin në politikën e jashtme. Megjithatë ky propozim vështirë se do të marrë përkrahjen e vendeve anëtare pikërisht duke marrë parasysh arsyet që ju keni përmend.

Përderisa vazhdojnë terroristët me duar të përgjakura të ecin rrugëve të Beogradit vështirë të besohet se vendet e BE do të pajtohen. Megjithatë i takon MPJD të Kosovës që të bëj punën e vet e të mos befasohemi”, deklaroi ai për “Bota sot”.

të fundit

Pas largimit të Adriatik Kupit, Sadleva Bodo është emri që synon posti i drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve

Sadleva Bodo pritet të marrë drejtimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve (DPB), duke zëvendësuar në këtë detyrë Adriatik Kupin.…

8 minutes ago

Dy veteranët e arrestuar për sulm ndaj deputetit të VV-së dalin nga paraburgimi, me vendim të Gjykatës Themelore në Prishtinë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim për ndërprerjen e masës së paraburgimit ndaj dy veteranëve, Fadil Zogajt dhe Ekrem…

8 minutes ago

Vendimi për Thaçin në çështjen e pengimit të drejtësisë pritet më 17 nëntor

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë do ta shpallin më 17 nëntor aktgjykimin në rastin kundër ish-presidentit të Kosovës,…

9 minutes ago

AFA: Radoiçiqi bën xhiro pranë SNS-së, Serbia s’e ka sjellë ende drejtësinë për Banjskën

Organizata “Albanians for America” ka ngritur shqetësime për përgjegjësinë politike në Serbi, pas paraqitjes së Milan Radoiçiqit në një tubim…

9 minutes ago

Hydrometeorological Service: Tomorrow brings rain and falling temperatures

Moti nesër do të jetë kryesisht me vranësira dhe më i ftohtë me reshje lokale të shiut. Reshjet do të…

11 minutes ago

Tigers of corruption”/ Bardhi: The cost of Vlora’s floating power plants is approaching 100 million euros!

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar për kontratën e re prej 18.6 milionë eurosh, pa…

12 minutes ago