Categories: kosovë

Serbia drejt hapjes së Klasterit 3 me BE-në, Gunther Fehlinger i del kundër: Brukseli të mos shpërblejë obstruksionin

Komisioni Evropian pritet t’u dërgojë vendeve anëtare të Bashkimit Evropian një rekomandim me shkrim, ku vlerësohet se Serbia i ka përmbushur kushtet për hapjen e klasterit 3 në negociatat për anëtarësim. Sipas burimeve të besueshme në Bruksel, të cituara nga REL-i, do të propozohet që ky grup kapitujsh të hapet gjatë muajit korrik.

Të lidhura

None found

Ky zhvillim vjen në një periudhë delikate politike, pasi raportet mes Beogradit dhe Kosovës mbeten të acaruara, ndërsa qasja e politikës së jashtme serbe ndaj Rusisë vazhdon të ngjallë dyshime në Bruksel.

Për këtë arsye, shtrohet dilema nëse ecja përpara e Serbisë në procesin negociues është në përputhje me kriteret dhe vlerat që udhëheqin anëtarësimin në BE, si dhe çfarë sinjali u jep ky hap vendeve të tjera të rajonit që synojnë integrimin evropian.

Pikërisht për këtë temë, në një deklaratë për “Bota sot”, foli eksperti austriak dhe kryetari i Komitetit Austriak për Zgjerimin e NATO-s, Gunther Fehlinger.

Ai kritikoi qasjen e Bashkimit Evropian dhe vendimin e tij në raport me procesin e anëtarësimit të Serbisë, duke paralajmëruar se një veprim i tillë cenon besueshmërinë e politikës së zgjerimit të BE-së.

“Bashkimi Evropian duhet të pezullojë menjëherë çdo përparim të mëtejshëm në negociatat e anëtarësimit të Serbisë. Hapja e Klasterit 3 në këtë moment do të shpërblente obstruksionin në vend të reformave dhe do të minonte besueshmërinë e procesit të zgjerimit të BE-së”.

Fehlinger theksoi se Komisioni Evropian duhet ta lidhë çdo hap të mëtejshëm të Serbisë në këtë proces me njohjen e Kosovës.

Po ashtu, ai renditi edhe një sërë kushtesh të tjera që, sipas tij, Beogradi duhet t’i përmbushë.

“I bëj thirrje Këshillit Evropian që çdo përparim i mëtejshëm në negociatat e anëtarësimit të Serbisë të kushtëzohet me njohjen paraprake të Republikës së Kosovës nga Serbia dhe më pas me përmbushjen e këtyre kushteve:

• Të njohë Republikën e Kosovës dhe të vendosë marrëdhënie normale diplomatike.

• Të zbatojë plotësisht të gjitha zotimet e marra në kuadër të Marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit.

• Të harmonizojë 100% politikën e saj me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së, përfshirë sanksionet kundër Rusisë.

• T’i japë fund çdo mbështetjeje politike, financiare dhe të sigurisë për strukturat destabilizuese në veri të Kosovës.

• Të bashkëpunojë plotësisht për vënien para drejtësisë të përgjegjësve për sulmin në Banjskë.

• Të ndalojë retorikën nacionaliste nxitëse dhe kërcënimet ndaj vendeve fqinje.

• T’i japë fund bashkëpunimit strategjik ushtarak dhe të sigurisë me Rusinë, i cili është i papajtueshëm me politikën e jashtme të BE-së.

• Të zvogëlojë varësinë e tepruar nga Kina në sektorët strategjikë të infrastrukturës dhe sigurisë.

• Të forcojë pavarësinë e gjyqësorit dhe sundimin e ligjit në përputhje me standardet e BE-së.

• Të garantojë lirinë e vërtetë të mediave dhe të përmirësojë mbrojtjen e gazetarëve të pavarur.

• Të sigurojë zgjedhje të lira dhe të ndershme në përputhje me standardet ndërkombëtare demokratike.

• Të luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar përmes reformave të matshme dhe të verifikuara në mënyrë të pavarur.

• Të respektojë sovranitetin dhe integritetin territorial të të gjitha shteteve fqinje, përfshirë Kosovën.

• T’u japë fund politikave që kontribuojnë në paqëndrueshmërinë rajonale dhe të mbështesë në mënyrë aktive pajtimin në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

• Të dëshmojë një angazhim të qëndrueshëm ndaj vlerave evropiane përmes veprimeve konkrete dhe jo vetëm deklaratave”.

Në përfundim, eksperti austriak u shpreh se pa njohjen e Kosovës dhe pa plotësimin e të gjitha këtyre kritereve, Serbisë nuk duhet t’i hapet asnjë kapitull i ri negociues.

Sipas Fehlinger, Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë reformat dhe demokracinë, e jo obstruksionin dhe nacionalizmin.

“Bashkimi Evropian duhet të rikthejë parimin se zgjerimi bazohet në meritë dhe jo në akomodim gjeopolitik. Derisa Serbia ta njohë Kosovën dhe të dëshmojë respektimin e qëndrueshëm të këtyre kushteve, nuk duhet të hapet asnjë klaster i ri negociues.

Evropa duhet të shpërblejë reformat, demokracinë, paqen dhe harmonizimin me vlerat evropiane – jo obstruksionin, nacionalizmin dhe paqartësinë strategjike”, përfundoi Gunther Fehlinger për “Bota sot”.

të fundit

Citizens fear the authorities and tax administration / Saimir Korreshi: Institutions act like tax collectors; a system of theft has been established

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka deklaruar se frika më e madhe e qytetarëve nuk lidhet me policinë, por…

7 seconds ago

Diddy receives 41 extra days in prison after privileged life behind bars

Pije të shtrenjta, masazhe, vakte speciale, një celular i paligjshëm dhe të burgosur që bënin gjithçka, nga gatimi deri te…

32 seconds ago

Professor Ramabaja calls for review of the Kosovo Specialist Chambers Law: President should initiate legal analysis

6 tetori ka shënuar një ditë të rëndësishme për Kosovën, fillimisht me kalimin e projektligjit për ndryshimet e Speciales dhe…

2 minutes ago

Radoiçiq seen beside Vuçiq’s son at SNS election rally in Kragujevac

Milan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, i cili mori përgjegjësinë për organizimin e grupit terrorist në sulmin e armatosur në…

3 minutes ago

Magyar congratulates Kurti on new term and reaffirms Hungarian support for Kosovo

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nëpërmjet ambasadorit László István Dux, pranoi letër urimi nga kryeministri i Hungarisë Péter…

3 minutes ago

Muhamet Elmazi opposes police violence against two young Albanians from Saraj

Kryetari i Komunës së Sarajit, Muhamet Elmazi ka reaguar në lidhje me raportimet për dhunë ndaj dy të rinjve shqiptarë…

5 minutes ago