Categories: kosovë

Dështimi i marrëveshjes për presidentin e çon Kosovën drejt zgjedhjeve të reja

Pas kundërshtimit të gjashtë deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës ndaj marrëveshjes me Lëvizjen Vetëvendosje për kandidaturën e Bekim Sejdiut për president, zgjedhjet e reja po shihen gjithnjë e më shumë si të pashmangshme. Analistët politikë vlerësojnë se është e vështirë që deputetë nga Partia Demokratike e Kosovës ose Aleanca ta mbështesin kandidaturën e Sejdiut, duke marrë parasysh qëndrimet aktuale të partive.

Të lidhura

None found

Analisti politik Blerim Canaj deklaron për KosovaPress se pengesa kryesore për LDK-në është pamundësia për të arritur pajtim brenda radhëve të saj. Sipas tij, përçarjet e brendshme dhe pozita e kryetarit Lumir Abdixhiku e kanë vështirësuar edhe më shumë situatën.

“LDK-ja e ka problemin që të ketë konsensus brenda partisë së saj, e lërë më të arrijë një konsensus me partitë e tjera. Kjo flet shumë për LDK-në, thyerjet dhe përçarjet që i ka LDK-ja dhe vetë pozitën e kryetarit, Lumir Abdixhiku. Natyrisht, një kryetar që nuk arrin t’i unifikojë deputetët e tij dhe të ketë votën e partisë së tij për çështje kaq të rëndësishme flet për LDK-në… Unë mendoj që dëshira e këtyre personave, të cilëve qytetari u ka dhënë përgjegjësinë për të ndërtuar institucionet, është që ne të shkojmë në zgjedhje, por në afatet e dëshiruara të tyre… Nuk e di a janë zgjedhjet zgjidhje, pasi këta mund të na çojnë në zgjedhje për të na çuar prapë në zgjedhje nga ajo që kemi parë deri tani”, shprehet Canaj.

Një tjetër analist politik, Selatin Retkoceri, thotë se dështimi i ujdisë mes LVV-së dhe LDK-së mund të ndikojë drejtpërdrejt në rezultatin që partia e Lumir Abdixhikut do të marrë në zgjedhjet e ardhshme.

Retkoceri vlerëson se Abdixhiku mori përsipër përgjegjësinë për një tjetër proces zgjedhor kur arriti marrëveshjen me LVV-në pa i siguruar më parë votat e deputetëve të tij. Sipas tij, kjo situatë mund ta dobësojë më tej LDK-në dhe ta vërë në pikëpyetje edhe pozitën e saj si partia e tretë.

“Përkundër që është partia e tretë, ai (Lumir Abdixhiku) e mori barrën e përgjegjësisë që po e çon vendin edhe një herë në një cikël të ri zgjedhor. Kjo do të dëmtojë më së shumti Lidhjen Demokratike të Kosovës. Më vjen keq që kjo parti tani do të luftojë jo për vendin e dytë, por për vendin e tretë, pasi këtë vend do ta ketë të rrezikuar nga Aleanca”, potencon ai.

Canaj nuk pret që, në rrethanat aktuale politike, të arrihet lehtë një marrëveshje e re për zgjedhjen e presidentit.

Megjithatë, ai konsideron se një zgjidhje mund të gjendet nëse LVV-ja pranon kërkesat e Aleancës, ndër to edhe çështjen e gazit amerikan.

“Përpjekjet gjatë gjithë kohës nuk kanë qenë që të gjendet një zgjidhje, pasi ajo ka qenë në tavolinë që në fillim. E tërë përpjekja ka qenë që si të bëhet pala tjetër fajtore për atë që ka qenë e planifikuar më herët, shkuarja në zgjedhje. Po të kishte dëshirë për zgjidhje, e para që do të bënte LVV-ja do të ulej seriozisht dhe me tema konkrete me PDK-në, pasi me të nuk e ka pasur problemin e votës. E dyta, do t’i shikonte me seriozitet ato gjashtë pikat e Aleancës, pasi në fund të ditës ato nuk janë pika që shkojnë ekskluzivisht në interes të Aleancës. Janë pika që shkojnë në interes të qytetarit dhe vendit”, thekson ai.

LVV-ja dhe LDK-ja e arritën marrëveshjen më 31 gusht, kur vendosën që Bekim Sejdiu të propozohej për president të Kosovës. Së bashku me deputetët e minoriteteve jo-serbe, këto dy parti kanë gjithsej 80 vota, numër ky i nevojshëm për zgjedhjen e presidentit.

Por, gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të LDK-së më 1 shtator, u bë e ditur se gjashtë deputetë të kësaj partie nuk do ta mbështesin zgjedhjen e Sejdiut në krye të shtetit.

Ndërkohë, Kuvendi i Kosovës vazhdon të jetë i pakonstituuar. Në dy përpjekjet e deritanishme nuk është arritur të zgjidhet kryetari i Kuvendit dhe të përfundojë konstituimi i Legjislaturës së 11-të.

Seanca konstituive mbetet pika kryesore e përplasjes ndërmjet partive parlamentare, ndërsa mungesa e institucioneve të reja po e zgjat krizën politike. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka kërkuar kohë për të arritur një marrëveshje politike që do t’i hapte rrugë konstituimit të Kuvendit dhe krijimit të institucioneve të reja. Në anën tjetër, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca po vazhdojnë veprimet politike për të kërkuar që seanca konstituive të mbahet pas zgjedhjeve të 7 qershorit.

të fundit

Edi Rama falënderon Evis Salën pas largimit nga drejtimi i Ministrisë së Shëndetësisë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas dorëheqjes së ministres së Shëndetësisë, Evis Sala, duke e falënderuar për kontributin dhe përkushtimin…

21 seconds ago

Dogana gjen 20 copë municion të padeklaruar në kabinën e një mauneje

Zyrtarët Doganorë të Doganës së Kosovës, në Zyrën e Brendshme Doganore në Ferizaj, gjatë procedurave të zhdoganimit të mallit të…

2 minutes ago

Laaksonen: Lufta ndaj dezinformimit kërkon mendim kritik dhe gazetari të pavarur

Sot, është bërë lansimi i raportit të monitorimit “Integriteti i Informacionit në Kosovë, janar–qershor 2026”, i organizuar nga Demokracy Technology…

13 minutes ago

Mickoski: 3.4% Increase in Industrial Production in the Second Quarter Shows the Situation Has Stabilized

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski lidhur me rritjen e prodhimit industrial, theksoi se rritja prej rreth 3,4% në tremujorin e…

18 minutes ago

€1 Billion Loan to North Macedonia Included in Hungarian Investigation into Eximbank

Hungaria ka nisur një hetim penal ndaj "Eximbank" për abuzime të dyshuara. Hetimi përfshin gjithashtu një kredi prej një miliard…

18 minutes ago

Kosovo Police Chief Holds Introductory Meeting with New EULEX Head

Sot, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha me stafin e tij, priti në një takim zyrtar…

19 minutes ago