Categories: kosovë

Laaksonen: Lufta ndaj dezinformimit kërkon mendim kritik dhe gazetari të pavarur

Raporti monitorues “Integriteti i Informacionit në Kosovë, janar–qershor 2026”, i përgatitur dhe prezantuar nga Demokracy Technology (DemTech), u lansua sot në një aktivitet ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve, diplomacisë, shoqërisë civile dhe mediave.

Të lidhura

None found

Dokumenti përqendrohet te zhvillimet dhe problemet në hapësirën digjitale, duke trajtuar veçanërisht dezinformimin, integritetin e informacionit dhe mënyrën se si preken gratë në politikë.

Ambasadorja e Finlandës në Kosovë, Eevamari Laaksonen, deklaroi se manipulimi i informacionit, polarizimi politik dhe përmbajtjet e prodhuara me inteligjencë artificiale përbëjnë sfida që nuk kufizohen vetëm te Kosova, por janë të pranishme edhe në shtetet evropiane.

Gjatë fjalës së saj në prezantimin e raportit të DemTech, “Integriteti i Informacionit në Kosovë: Janar-Qershor 2026”, Laaksonen tregoi se edhe gjatë pushimeve në Finlandë ishte përballur me raste të ngjashme të manipulimit informativ.

“Në Finlandë pashë një video ‘deepfake’ ku një deputete paraqitej në një rrethanë komprometuese, si dhe materiale të krijuara nga inteligjenca artificiale që sugjeronin se një deputete ishte shtatzënë. U publikuan gjithashtu fotografi të montuara të politikanëve duke shijuar festivalet verore. Dhe kjo ndodhi në Finlandë…08:34. Përvoja jonë në Finlandë tregon se dezinformimi nuk mund të ndalet brenda natës dhe nuk mund të luftohet vetëm nga qeveritë. Përpjekja nis me edukimin, mendimin kritik, gazetarinë e pavarur dhe me pyetjen e thjeshtë nëse ajo që shohim e shpërndajmë është vërtet e saktë”, tha Laaksonen.

Ajo nënvizoi se edukimi medial ka rëndësi të madhe, por nuk mjafton i vetëm, pasi inteligjenca artificiale ka ndryshuar si ritmin e prodhimit të materialeve të rreme, ashtu edhe pamjen e tyre.

Ambasadorja bëri të ditur se një nga temat që synon ta trajtojë me deputetët e pranishëm lidhet me përdorimin e dezinformimit dhe materialeve të manipuluara kundër grave në jetën publike.

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, i renditi kërcënimet kibernetike, manipulimin dhe ndërhyrjet e huaja në informacion, së bashku me ngacmimet ‘online’, ndër sfidat kryesore me të cilat përballen demokracitë evropiane.

Duke folur për raportin e DemTech mbi integritetin e informacionit në Kosovë, Hargreaves tha se shtetet armiqësore dhe aktorët që veprojnë në lidhje me to po e përdorin gjithnjë e më shumë dezinformimin për të dobësuar shoqëritë demokratike, për të rritur përçarjet dhe për të cenuar besimin e qytetarëve.

“Asnjë prej demokracive tona nuk është e mbrojtur plotësisht nga këto kërcënime. Për këtë arsye, Mbretëria e Bashkuar e sheh si shumë të rëndësishme punën e përbashkët me ju në Kosovë, pasi kjo është një çështje që na intereson dhe na prek të gjithëve”, deklaroi Hargreaves.

Sipas tij, qytetarët duhet të kenë mundësi të marrin informacione të besueshme, të angazhohen pa frikë në jetën publike dhe të ruajnë besimin te proceset demokratike.

Hargreaves veçoi gjithashtu të dhënat e raportit që flasin për përdorimin e inteligjencës artificiale kundër grave në politikë dhe në jetën publike.

“Gjatë javëve dhe muajve të fundit, kam dëgjuar shumë shpesh nga gratë politikane se si imazhet e manipuluara po përdoren për t’i përqeshur, frikësuar dhe dëmtuar gratë që udhëheqin”, tha ai.

Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm dhe Shef i UNMIK-ut, Peter Due, e cilësoi mbrojtjen e integritetit të hapësirës informative si një detyrë të përbashkët dhe kusht të rëndësishëm për ruajtjen e paqes në Kosovë.

Due njoftoi se UNMIK-u do të vijojë të ndjekë kërcënimet digjitale ndaj paqes, të përkrahë nismat që zhvillojnë edukimin digjital në komunitete dhe të mbështesë gazetarët e pavarur.

“Do të vazhdojmë të monitorojmë rreziqet digjitale që kërcënojnë paqen, të mbështesim nismat për avancimin e edukimit digjital në komunitete dhe të qëndrojmë pranë gazetarëve të pavarur, të cilët e kryejnë punën me guxim, shpesh në kushte të vështira”, u shpreh Due.

Ai shtoi se integriteti i informacionit duhet ruajtur për të mbrojtur paqen, e cila është arritur pas përpjekjesh të shumta.

“Ruajtja e integritetit të hapësirës informative është përgjegjësi e të gjithëve dhe ka rëndësi thelbësore për mbrojtjen e paqes së fituar me shumë përpjekje”, deklaroi ai.

Çrregullimet informative në mjedisin medial janë kthyer në një problem të rëndësishëm për shoqëritë demokratike. Përparimi i shpejtë teknologjik, veçanërisht përdorimi gjithnjë e më i madh i inteligjencës artificiale, së bashku me përhapjen e dezinformimit, po ndryshon në mënyrë rrënjësore mënyrën se si qytetarët i qasen, i konsumojnë dhe i shpërndajnë informacionet në internet.

të fundit

Edi Rama falënderon Evis Salën pas largimit nga drejtimi i Ministrisë së Shëndetësisë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas dorëheqjes së ministres së Shëndetësisë, Evis Sala, duke e falënderuar për kontributin dhe përkushtimin…

21 seconds ago

Dogana gjen 20 copë municion të padeklaruar në kabinën e një mauneje

Zyrtarët Doganorë të Doganës së Kosovës, në Zyrën e Brendshme Doganore në Ferizaj, gjatë procedurave të zhdoganimit të mallit të…

2 minutes ago

Dështimi i marrëveshjes për presidentin e çon Kosovën drejt zgjedhjeve të reja

Zgjedhjet e reja po konsiderohen të pashmangshme, një ditë pasi gjashtë deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës dolën kundër marrëveshjes…

12 minutes ago

Mickoski: 3.4% Increase in Industrial Production in the Second Quarter Shows the Situation Has Stabilized

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski lidhur me rritjen e prodhimit industrial, theksoi se rritja prej rreth 3,4% në tremujorin e…

18 minutes ago

€1 Billion Loan to North Macedonia Included in Hungarian Investigation into Eximbank

Hungaria ka nisur një hetim penal ndaj "Eximbank" për abuzime të dyshuara. Hetimi përfshin gjithashtu një kredi prej një miliard…

18 minutes ago

Kosovo Police Chief Holds Introductory Meeting with New EULEX Head

Sot, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha me stafin e tij, priti në një takim zyrtar…

19 minutes ago