Categories: kosovë

Dëshmitarët e masakrës në Saradan e quajnë të papranueshëm dënimin me 12 vjet burg për Ekrem Bajroviqin

Dëshmitarët e masakrës së Saradanit në komunën e Istogut kanë shfaqur pakënaqësi ndaj aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila edhe pas rigjykimit e dënoi me 12 vjet burgim Ekrem Bajroviqin, të akuzuar për krime lufte gjatë viteve 1998-1999.

Të lidhura

None found

Mes atyre që reaguan ishte edhe dëshmitari Naim Elshani, i cili e cilësoi këtë vendim si qesharak dhe tha se ende mban në trup pasojat e torturës që ka përjetuar.

“Unë nuk pajtohem me këtë vendim. Ky vendim është qesharak. 12 vite burgim t’i merr një kriminel ku me sytë e mi e pashë në krim, tortura, i përjetova, ku ende sot plagët më kullojnë gjak. Domethënë, është tmerr. Unë nuk pajtohem me këtë vendim. Po, besoni që mua këtë më kanë pushkatuar serbët dy herë. Sot jam duke u pushkatuar edhe nga, ndoshta edhe nga shqiptarët, nga gjykatat. Domethënë unë nuk kam sigurim, nuk kam mbrojtje, çdo ditë kërcënohem nga njerëzit që nuk ia duan të mirën Kosovës. Unë jeta ime ka qenë në rrezik disa herë. Kam kërkuar mbrojtje nga prokurori, domethënë nuk më ka afruar mbrojtje. Unë edhe me shpenzimet e mia, me qindra herë kam ardhur që pesë vite. Kam kërkuar për transport për dëshmitarë. Nuk vijnë dëshmitarët që janë maltretuar gjatë viteve ’90 deri në vitin 1999. Unë domethënë këtu nuk pajtohem unë me këtë vendim. 12 vite burgim është shumë pak. 12 vite burgim një kriminel lufte me i marrë, kjo është çmenduri. Nuk, nuk ka drejtësi, unë nuk shoh drejtësi. Nuk e di ku është drejtësia. Unë sa di, vuaj pasojat. Unë nuk e di që 27 vite që mundem me i bë 5 minuta gjumë për shkak të dhimbjeve që i kam. Nuk kam çfarë me shtuar unë. Unë ju përshëndes juve mediave, i përshëndes shqiptarët. Nuk kam çfarë me shtuar më shumë”, tha Elshani.

Pakënaqësi me vendimin shprehu edhe dëshmitari tjetër, Ylber Lipa.

“Pavarësisht zgjatjes, tejzgjatjes së procesit, së paku ne katër si dëshmitarë prej 32-ve që jemi sot, jemi të pakënaqur me vendimin, edhe pse e kemi parasysh se ligjet e asaj kohe me të cilat është dënuar, dënimi maksimal është 15 vite. Kjo tregon se është vërtetuar dënimi prej 12 viteve që është bërë në shkallën e dytë pas ankesës së avokatit të kriminelit Bajroviq. Megjithatë, ne duhet të pajtohemi dhe duhet ta krijojmë besimin në gjykatat tona. Aq sa ka paraparë ligji, aq sa ka paraparë gjykata, dhe nuk kemi çfarë të bëjmë.E keqja e gjithë kësaj është mospërkrahja e dëshmitarëve nga shteti. Mosinteresimi i dëshmitarëve që të vijnë, pa marrë parasysh rrethanat me të cilat ne jemi përballur, jo vetëm me shpenzime, por me të gjitha pasojat. Në rastin konkret të Naimit si dëshmitar kryesor, ai përballet me probleme shëndetësore, me pasoja dhe trauma psikologjike, si dhe me të gjitha të tjerat. Shpresojmë që drejtësia, sado me vonesë, do të bjerë në vend. Shpresojmë që shteti ynë sa më shpejt të organizohet, të fuqizohet dhe të mos ndalet në hetimin dhe zbulimin e kriminelëve. Kaq”, tha ai.

të fundit

Të plagosurit nga ngjarja në Podujevë janë shpërndarë në disa klinika, ja si paraqitet gjendja e tyre

Katër të plagosurit nga përleshja e armatosur të enjten pasdite në Podujevë, po trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.…

1 minute ago

Fire engulfs a home in Lushnje, causing major material damage / Firefighters intervene to extinguish the flames

Një banesë dykatëshe është përfshirë nga zjarri në fshatin Krutje, në Lushnje. Zjarri ka shkaktuar dëme të mëdha materiale, duke…

11 minutes ago

Oerd Bylykbashi: A Criminalized State Has Brought People Into the Streets, the Balluku Case Is Organized State Corruption

Gjatë seancës së sotme në Kuvend, nënkryetari i Komisionit të Ligjeve Oerd Bylykbashi, foli përballë kreut të SPAK Klodian Braho.…

12 minutes ago

Heat fuels political debate in France, opposition seeks to bring down government with no-confidence motion

Kriza e temperaturave të larta ka hyrë edhe në arenën politike franceze. Deputetët e Partisë së Gjelbër kanë depozituar një…

12 minutes ago

AfD Congress in Erfurt Puts Germany on Alert, Massive Protests Against the Far-Right Party Expected

Gjermania ka hyrë në gjendje gatishmërie në prag të kongresit federal të Alternativës për Gjermaninë, partisë së djathtë që do…

12 minutes ago

“Digitalization removed a piece of paper”/ Rama: Albania is working on the first AI model for public procurement

Kryeministri Edi Rama, ka njoftuar se vendi po bashkëpunon me gjigantë të teknologjisë për të integruar inteligjencën artificiale në prokurimet…

12 minutes ago