Producentja kosovare, Vjosa Berisha humbi dy ditë më parë betejën me kancerin.
Ky lajm ishte ronditës për cilindo që e njihte Vjosën dhe dëshirën e saj për jetën. Shumë fytyra të politikës dhe artit shprehen ngushëllime për vdekjen e producentes.
Djali i vetëm i Vjosa dhe Fatos Berishes, Leka ka reaguar përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetet sociale.
“Deri n’përqafimet tona të ardhshme të dua pafundësisht, përjetësisht e përtej, Ota”, ishin fjalët e djalit të saj të bashkangjitura me disa fotografi.
View this post on Instagram