Categories: kosovë

Demolli për kandidaturën e Bekim Sejdiut: Kosovën do ta drejtojë me dinjitet dhe integritet

Ish-deputeti i LDK-së, Haki Demolli, i ka përcjellë urimet e tij profesorit të Fakultetit Juridik, Bekim Sejdiut, pas kandidimit të tij për postin e Presidentit të Republikës së Kosovës.

Të lidhura

None found

Demolli e ka cilësuar Sejdiun si koleg të respektuar dhe i ka uruar mbarësi në përballjen me këtë përgjegjësi të rëndësishme. Ai ka shprehur gjithashtu dëshirën që kandidati të fitojë besimin dhe përkrahjen e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Sipas tij, Sejdiu do ta udhëhiqte vendin me dinjitet, urtësi, integritet dhe përkushtim.

“Urime të përzemërta profesorit dhe kolegut tim të nderuar, Bekim Sejdiu, për kandidaturën për President të Republikës së Kosovës!

Si profesor i Fakultetit Juridik, më gëzon jashtëzakonisht shumë fakti që një prej kolegëve tanë të rinj ka vendosur të marrë përsipër një sfidë kaq të madhe dhe një detyrë kaq të lartë shtetërore.

Përgjatë viteve të angazhimit tonë akademik, kemi ndarë jo vetëm njohuri dhe përvoja nga fusha e së drejtës, por edhe përkushtimin ndaj arsimit universitar dhe së ardhmes së shtetit tonë.

Profesorit Bekim i uroj nga zemra suksese në këtë rrugëtim dhe, mbi të gjitha, besimin dhe mbështetjen e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës për t’u zgjedhur në këtë detyrë të rëndësishme shtetërore.

Po ashtu, i uroj që Republikën e Kosovës ta drejtojë me dinjitet, urtësi, integritet dhe përkushtim, ashtu siç e njohim ne Bekën, duke i shërbyer interesit të Republikës së Kosovës dhe të gjithë qytetarëve të saj.

Suksese, profesor Bekim, në këtë sfidë të re dhe të rëndësishme! Të priftë e mbara!

Me respekt e konsideratë kolegiale, Haki Demolli!”

të fundit

Vllaznia përforcohet në fundin e merkatos, firmos me ish-sulmuesin e Tiranës

Amin TahiriAmin Tahiri është futbollisti më i ri i Vllaznisë [...]Read More...

2 minutes ago

Anis Mehmeti i thotë jo Wrexhamit, shqiptari synon kalimin në Ligën Premier

Anis Mehmeti ka refuzuar një tjetër mundësi për të vazhduar karrierën në Championship, pasi sulmuesi shqiptar dëshiron të bëjë hapin…

2 minutes ago

Shkarkimi i dytë i Ristanit, PD kërkon sqarime për drejtimin e Bashkisë së Tiranës

Këshilltarja e Partisë Demokratike në Bashkinë e Tiranës, Ilda Zhulali, i është drejtuar kryetares së Këshillit Bashkiak me kërkesë për…

7 minutes ago

Nis përballja Vora-Egnatia, kampionët kërkojnë fitoren ndërsa vendasit synojnë surprizën

Vora - EgnatiaVora 0-0 Egnatia “Abissnet Superiore”: Java 2Stadiumi: Vora [...]Read More...

14 minutes ago

<titulli i rishkruar> Qytetarët e Gostivarit përjashtohen nga pagesa e ujit për gushtin

Banorët e Komunës së Gostivarit do të lirohen nga pagesa e faturave të ujit të pijshëm për muajin e kaluar,…

14 minutes ago

Albanians for America” mbështet kandidaturën e Bekim Sejdiut dhe u kërkon deputetëve ta votojnë

Organizata “Albanians for America” ka mirëpritur marrëveshjen ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për nominimin e Prof. Dr.…

19 minutes ago