Categories: kosovë

Bekim Sejdiu propozohet për President të Kosovës, Vjosa Osmani vlerëson kandidaturën

Pas dakordimit mes Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) që Prof. Dr. Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Kosovës, presidentja Vjosa Osmani ka reaguar përmes një mesazhi publik.

Osmani e ka mirëpritur kandidaturën e Sejdiut, duke e përshkruar atë si një person me seriozitet, integritet dhe vizion. Ajo ka nënvizuar se bëhet fjalë për një profesionist të dëshmuar, të cilin e njeh personalisht pas 25 vitesh bashkëpunimi.

Të lidhura

None found

Presidentja ka veçuar përvojën dhe angazhimin e tij, ndërsa u ka bërë thirrje përfaqësuesve të zgjedhur që, gjatë vendimmarrjes për presidentin e ardhshëm, të udhëhiqen nga interesi shtetëror dhe ruajtja e stabilitetit institucional, përcjell “Bota sot”.

“Kosova tashmë ka një kandidat për Presidentin e Republikës që mishëron seriozitetin, integritetin dhe vizionin e nevojshëm për një përgjegjësi të këtij niveli.

Prof. Dr. Bekim Sejdiu.

Ai është një profesionist me përvojë, njeri me integritet dhe figurë që i njeh nga afër shtetin, institucionet dhe sfidat me të cilat përballet Kosova. Për mua, Sejdiu është edhe një bashkëpunëtor i dëshmuar, me të cilin kam bashkëpunuar për 25 vite. Kjo përfshin edhe punën në kabinetin tim gjatë periudhës kur kam ushtruar detyrën e Presidentes, ndaj e njoh nga afër përkushtimin, karakterin dhe ndjenjën e përgjegjësisë së tij.

Vendimi përfundimtar u takon përfaqësuesve të zgjedhur të Republikës, ndërsa pesha e kësaj zgjedhjeje është historike. Zgjedhja duhet të bëhet duke pasur parasysh Kosovën që synojmë të ndërtojmë, interesin shtetëror, stabilitetin institucional, forcimin e aleancës euroatlantike dhe demokracinë.

Na priftë e mbara, me Republikën mbi gjithçka!”

 

të fundit

Kurti congratulates Albanians after elections in Serbia and comments on Vučić’s defeat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përshëndetur rezultatet preliminare të zgjedhjeve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, duke e cilësuar arritje…

4 hours ago

Agron Shehaj: after Vuçiç’s defeat, Edi Rama is next! No autocrat can escape the power of youth

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve në Serbi, duke e cilësuar humbjen e Aleksandër…

4 hours ago

Agron Shehaj: Pas humbjes së Vuçiçit, radha i vjen Edi Ramës! Asnjë autokrat nuk i shpëton forcës së rinisë

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve në Serbi, duke e cilësuar humbjen e Aleksandër…

4 hours ago

Kurti përgëzon shqiptarët pas zgjedhjeve në Serbi dhe komenton humbjen e Vuçiqit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përshëndetur rezultatet preliminare të zgjedhjeve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, duke e cilësuar arritje…

4 hours ago

Supreme Court orders Brazil presidential vote extended by two hours

Gjykata Supreme e Brazilit ka urdhëruar një zgjatje dy-orëshe të votimit në zgjedhjet presidenciale, të cilat fillimisht ishin planifikuar të…

4 hours ago

Salianji on Serbia’s elections: Vuçiç has fallen, Rama remains the last autocrat in the Balkans

Ervin Salianji ka reaguar pas rezultateve paraprake të zgjedhjeve parlamentare në Serbi, ku Lista Studentore ka siguruar epërsi ndaj forcës…

4 hours ago